GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Me paratë e taksave, po mbushin xhepat dhe blihen votat

15:01 - 09/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Me paratë e taksave, po mbushin xhepat dhe blihen votat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama për kostot e larta të ndërtimit të rrugëve në krahasim me vendet e rajonit.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo tha se në Shqipëri aplikohet ajo që e quan “taksa e vjedhjes” dhe se rrugët pa standard janë dyfish më shtrenjta se në BE.

Ai shtoi se me paratë e taksës së vjedhjes, mbushen xhepat dhe blihen votat. Dhe kjo furnizon rrethin vicioz të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht. Para’ për pushtetin, dhe pushtet për paratë! Pastaj, sepse këto para janë pa fund, blihen shqiptarë dhe të huaj, blihen gazetarë dhe media, praktikisht blihet gjithçka, madje edhe McGonigal-i i FBI-së, por edhe sa e sa Mcgonigalë të tjerë.

Deklarata:

Qeveria greke ka vendosur te ndërtojë një autostradë të re Janinë-Kakavijë, pjesë e Korridorit Blu, që lidh Greqinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Duke respektuar standardet evropiane të ndërtimit, autoritetet greke, në studimin e tyre të fizibilitetit, kanë përcaktuar një kosto për këtë autostradë, prej 4.5 milionë euro për kilometër.

Pjesë e të njëjtit korridor është edhe segmenti shqiptar Lekaj-Fier me gjatësi 46 kilometra, koston e të cilit qeveria Rama e ka nxjerrë me 7 milionë euro për kilometër, edhe pse 42 kilometrat e kësaj rruge ndërtohen mbi segmentin ekzistues të rrugës. Edhe pse nuk jemi të sigurt nëse projekti do t`i përmbahet standardit evropian të ndertimit, përsëri çmimi është thuajse dyfish më i lartë.

Por nuk mbaron me kaq. Pjesë e të njëjtit korridior është edhe segmenti Thumanë- Kashar. Këtu absurdi njeh lartësi të reja, sepse ky segment kushton 13 milionë euro për kilometër, ose rreth 4 herë më shtrenjtë. Për të njëjtin standard ndërtimi, sigurisht, në rastin më të mirë.

Por edhe sikur te jetë kështu, nga të dhënat zyrtare del se Greqia po ndërton minimalisht dy herë më lirë se Shqipëria. Në Greqi kosto e punës është shumë më e shtrenjtë. Edhe materialet e ndërtimit janë më të shtrenjta. Atëherë si është e mundur? Ka vetëm një shpjegim: diferenca e lartë përfaqëson taksën e vjedhjes, taksën e përhershme të vjedhjes së qeverisë Rama, e cila zbatohet kudo dhe kurdoherë, pa asnjë pushim apo vrarje ndërgjegjeje. Ajo aplikohet në çdo rrugë, ne çdo shkollë, në çdo spital, në çdo tunel të hapur, në çdo shërbim të prokuruar!

Vjedhja e taksave

Me paratë e taksës së vjedhjes, mbushen xhepat dhe blihen votat. Dhe kjo furnizon rrethin vicioz të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht. Para’ për pushtetin, dhe pushtet për paratë! Pastaj, sepse këto para janë pa fund, blihen shqiptarë dhe të huaj, blihen gazetarë dhe media, praktikisht blihet gjithçka, madje edhe McGonigal-i i FBI-së, por edhe sa e sa Mcgonigalë të tjerë. Këta shërbejnë për të shantazhuar kundërshtarët, shërbejnë për ta goditur opozitën, por edhe për t`i bërë makiazhin e rradhës qeverisë së kalbëzuar të Ramës.

Rrugët tona kushtojnë dyfish më shtrenjtë se në BE, edhe pse standardet janë dyfish më të ulëta. Por të paktën standardin e protestës, te rebelimit duhet ta kemi të njëjtë me europianët. Si ata duhet të ngrihemi, siç bëjnë në Paris, Athinë apo Romë.

11 shkurt, ora 12, para Kryeministrisë, i presim të gjithë ata që nuk ua mban xhepi të paguajnë për rrugë që u hapin rrugën llogarive milionere offshore të Ramës dhe ministrave të tij.

 

Etiketa: taksavotaxhepa

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Bilanc lufte, 20 mijë të vdekur nga tërmeti

Bilanc lufte, 20 mijë të vdekur nga tërmeti

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com