Ervin Salianji ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa institucionalë për të garuar për drejtimin e Partisë Demokratike, duke theksuar se këtë herë do ta ndjekë procesin deri në fund, përfshirë edhe rrugën gjyqësore.
Salianji theksoi se kandidimi i tij për kryetar të PD-së mbetet një synim i qartë dhe se kërkon që procesi të zhvillohet në kushte konkurrence.
Gjatë intervistës, ai ngriti edhe pikëpyetje për qëndrimin e opozitës ndaj çështjeve që lidhen me ndërtimin e kullave në Tiranë. Salianji përmendi kullën pranë Pallatit të Kongreseve, duke e krahasuar me çështjen e kullës në zonën e Tajvanit.
“Unë do bëj përpjekje, për shkak se këtë herë nuk e bëra që të mos thonin e mban peng. Unë këtë herë do i drejtohem institucioneve dhe do të hyj në garë edhe me gjyq siç nuk e bëra. Do jem në dispozicion, do jem në garë për PD dhe këtë herë do të jem me të gjitha institucionet deri në fund. E kam bërë pauzë dhe po e them, Sali Berishës dhe çdo faktori tjetër opozitar . Në garë për kryetar partie. Po them nëse deri në zgjedhjet lokale që të shmang të gjithë këtë narrativën që më thoni, të më thotë Berisha çfarë duhet të bëj unë? Unë ka marr zonë konkrete dhe e fitoj. Por unë kam dyshimet e mia dhe e kam thënë flitet për kullën te Tajvani, por përse Sali Berisha nuk flet për kullën te Pallati i Kongreseve. Është bashkë-vjedhje kjo, Përgjegjësinë e kanë të dy palët që nuk flasin”, tha ai.
Salianji kritikoi drejtimin e Partisë Demokratike nga Berisha, ndërsa akuzoi dy drejtuesit politikë se mund të kenë diskutuar për ruajtjen e pozicioneve të tyre në pushtet.
Ai përmendi gjithashtu Reformën Zgjedhore dhe çështjen e kullave në Tiranë, duke i përdorur si argumente për të mbështetur kritikat e tij ndaj dy figurave politike.
“Sali Berisha dhe Edi Rama janë takuar në Rinas. Më kanë thënë gardistë, doni të ju marr kamerat. Nuk ka asnjë shans të kalosh në atë vend që është shumë më i vogël se këtu pa u takuar. Tani doni prova të tjera, Reformën Zgjedhore kush e ka votuar? Kulla nuk është provë? Vota nuk është provë? Për çfarë folën? Folët që këta të dy të ndajnë pushtet, tek ambienti VIP ku kalojnë personalitetet…kanë qëndruar për 1 orë e gjysmë në të njëjtin ambient. Për çfarë kanë folur, që të mbajë pushtetin e qeverisë Edi Rama dhe ky tjetri pushtetin e opozitës”, tha ai.
“Ron Yeffet është i afërt me Ramën, kanë kapur shtetin”, kështu u shpreh Ervin Salianji Gjithashtu gjatë intervistës, ai theksoi se SPAK ka faktuar akuza dhe se ka treguar se nuk ka të paprekshëm.
“Mendoj që drejtësia SPAK ka ecur disa hapa përpara. Pjesa tjetër në raport me qytetarët ka ecur disa hapa pas. Kjo është qeverisje e korruptuar dhe këtu Rama kontrollon të gjitha institucionet. Dhe unë them që SPAK është një institucion që po jep njëlloj frymëmarrje. Figurat politike që i janë goditur Ramës janë me peshë politike. Rama i merr votat me krimin. Në Durrës a nuk janë godit, në Elbasan a nuk janë godit në Shkodër a nuk janë godit? Miliona janë të konfiskuara dhe janë në hetim… Dosja më bujshme, apo më e normalshme do e quaja, do të ishte që gjithë këta persona që janë kapur, deri tani, shëndetësia mbrojtja arsimi leje, të çojnë te Rama dhe të thërrasin Ramën. Dhe këtë ditë e shoh të afërt, e kam mbështetur SPAK”, tha ai.









Discussion about this post