GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bozdo:Rrugët pa standard në Shqipëri 2 herë më shtrenjtë se në BE

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“EUROSTAT nxjerr lakuriq Ramën”, PD: Energjinë do e kemi 4-fish më të shtrenjtë se sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë për koston e lartë të ndërtimit të infrastrukturës në vend, me çmime disafish më të larta se vendet e BE. Sipas anëtarit të Kryesisë së PD, Eno Bozdos, me paratë e taksës së vjedhjes po mbushen xhepat dhe po blihen votat.

Ndërsa tha se shkak për këtë ka qenë taksa e vjedhjes e cila sipas tij aplikohet nga qeveria Rama për çdo shërbim të bërë dhe paratë e vjedhura përdoren për blerjen e votave dhe korruptimin e zyrtarëve vendas dhe të huaj.

Deklarata e Bozdos:

Qeveria greke ka vendosur te ndërtojë një autostradë të re Janinë-Kakavijë, pjesë e Korridorit Blu, që lidh Greqinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Duke respektuar standardet evropiane të ndërtimit, autoritetet greke, në studimin e tyre të fizibilitetit, kanë përcaktuar një kosto për këtë autostradë, prej 4.5 milionë euro për kilometër. Pjesë e të njëjtit korridor është edhe segmenti shqiptar Lekaj-Fier me gjatësi 46 kilometra, koston e të cilit qeveria Rama e ka nxjerrë me 7 milionë euro për kilometër, edhe pse 42 kilometrat e kësaj rruge ndërtohen mbi segmentin ekzistues të rrugës. Edhe pse nuk jemi të sigurt nëse projekti do t`i përmbahet standardit evropian të ndertimit, përsëri çmimi është thuajse dyfish më i lartë.

Por nuk mbaron me kaq. Pjesë e të njëjtit korridior është edhe segmenti Thumanë- Kashar. Këtu absurdi njeh lartësi të reja, sepse ky segment kushton 13 milionë euro për kilometër, ose rreth 4 herë më shtrenjtë. Për të njëjtin standard ndërtimi, sigurisht, në rastin më të mirë. Por edhe sikur te jetë kështu, nga të dhënat zyrtare del se Greqia po ndërton minimalisht dy herë më lirë se Shqipëria. Në Greqi kosto e punës është shumë më e shtrenjtë. Edhe materialet e ndërtimit janë më të shtrenjta. Atëherë si është e mundur? Ka vetëm një shpjegim: diferenca e lartë përfaqëson taksën e vjedhjes, taksën e përhershme të vjedhjes së qeverisë Rama, e cila zbatohet kudo dhe kurdoherë, pa asnjë pushim apo vrarje ndërgjegjeje. Ajo aplikohet në çdo rrugë, ne çdo shkollë, në çdo spital, në çdo tunel të hapur, në çdo shërbim të prokuruar!

Me paratë e taksës së vjedhjes, mbushen xhepat dhe blihen votat. Dhe kjo furnizon rrethin vicioz të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht. Para’ për pushtetin, dhe pushtet për paratë! Pastaj, sepse këto para janë pa fund, blihen shqiptarë dhe të huaj, blihen gazetarë dhe media, praktikisht blihet gjithçka, madje edhe McGonigal-i i FBI-së, por edhe sa e sa Mcgonigalë të tjerë. Këta shërbejnë për të shantazhuar kundërshtarët, shërbejnë për ta goditur opozitën, por edhe për t`i bërë makiazhin e rradhës qeverisë së kalbëzuar të Ramës. Rrugët tona kushtojnë dyfish më shtrenjtë se në BE, edhe pse standardet janë dyfish më të ulëta. Por të paktën standardin e protestës, te rebelimit duhet ta kemi të njëjtë me europianët. Si ata duhet të ngrihemi, siç bëjnë në Paris, Athinë apo Romë. 11 shkurt, ora 12, para Kryeministrisë, i presim të gjithë ata që nuk ua mban xhepi të paguajnë për rrugë që u hapin rrugën llogarive milionere offshore të Ramës dhe ministrave të tij.

Etiketa: BozdoPDrruget

Lajme të lidhura

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Berisha anulon ‘Foltoren’: Do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen, terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, akt kriminal
Aktualitet

Berisha anulon ‘Foltoren’: Do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen, terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, akt kriminal

12:16 - 01/06/26
Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!
Aktualitet

Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!

11:28 - 01/06/26
Para
Paris 2024, Distria Krasniqi pjesë e promocionit të rëndësishëm

Paris 2024, Distria Krasniqi pjesë e promocionit të rëndësishëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili kërkoj...

Lexo më shumë
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

12:59 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

12:55 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Ilir Meta: Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për…

Ndahet nga jeta babai I Ilir Metës, ish-presidenti pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore

12:41 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetmatadorbet giriş