GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KLSH zbulon skandalin e ISSH, skemë mashtrimi me fondet për naftë

12:53 - 15/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH zbulon skandalin e ISSH, skemë mashtrimi me fondet për naftë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instituti i Sigurimeve Shoqërore i shtohet listës së institucioneve të cilat abuzojnë me fondet e marra nga buxheti i shtetit. Përmes një raporti të publikuar së fundmi, KLSH ka konstatuar se drejtuesi i ISSH, Astrir Hodo ka kërkuar çdo vit e më shumë buxhet që shpenzohet për naftë që furnizon makinat dhe gjeneratorët.  Konkretisht, në dokument thuhet se Hodo ka shpenzuar 1.800.000 lekë për një tender me objekt furnizimin me karburant, por në të vërtet nuk përcakton se për sa automjete është përdorur karburanti i blerë dhe për sa km është nevojitur.

“Nga auditimi i procedurave të prokurimit publik për vitin 2019 konkretisht në procedurën me objekt “Blerje karburant për ISSH-në” zhvilluar në 2019, me fond limit 1,880,000 lekë, u konstatua se: nga autoriteti kontraktor (Drejtoria e Administrimit të Përgjithshëm) dhe Njësia e Prokurimit nuk disponohet asnjë dokument për përllogaritjen e normës së harxhimit të karburantit për 100 km, të çdo automjeti”, thuhet në dokument.

Ndër të tjera, KLSH evidenton se  nga viti në vit ISSH ka shtuar edhe sasinë e naftës për Gjenerator 2 me 300 litra dhe Lundër me 2000 litra, por nuk ka asnjë dokument apo relacion mbi gjendjen teknike të gjeneratorit, përdorimin e tij gjatë vitit si dhe normën e konsumit. Në raport, thuhet qartë se konstatohet se përllogaritja e nevojave të AK për sasinë prej 13,000 litra karburant nuk është e saktë, e konfirmuar edhe nga fakti se kjo kontratë vazhdon të shërbejë dhe për vitin 2020, në kundërshtim me përcaktimet e ligjit.

“Mbi bazën e kësaj tabele është bërë përllogaritja e sasisë së karburantit për hartimin e fondit limit. Gjithashtu sipas inventarit kontabël 31.12.2019, rezulton se automjetet me Targa TR8765R dhe TR8763R, janë bërë dalje nga ISSH duke i kaluar DRSSH-ve, përkatësisht automjeti me targa TR8765 R, është bërë dalje, sipas fletë daljes nr. 8, datë 30.01.2019, automjeti me targa TR 8763 R, është bërë dalje, sipas fletë daljes nr. 15, datë 13.02.2019, ndërkohë që procedura e prokurimit është realizuar në datë 02.07.2019.

Në këto kushte, konstatohet se përllogaritja e nevojave të AK për sasinë prej 13,000 litra karburant nuk është e saktë, e konfirmuar edhe nga fakti se kjo kontratë vazhdon të shërbejë dhe për vitin 2020, në kundërshtim me përcaktimet e Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” i ndryshuar”; VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, neni 59- Përllogaritja e vlerës limit të kontratës (Më hollësisht trajtuar në pikën 6, faqet faqet 147-179, të Raportit Përfundimtar të Auditimit)”, thuhet në raport.

Gjithashtu gjatë 2020, ISSH ka këkruar fond shtesë për karburant për 5 automjete më shumë, në fakt këto automjete nuk ekzistojnë.  “Me kërkesën nr. 8069 prot, datë 23.12.2020, drejtuar Drejtorisë së Administrimit të Përgjithshëm/Sektorit të Prokurimeve, nënshkruar nga titullari i institucionit, është bërë kërkesa për goma për 3 makina në pronësi të ISSH. Mungon relacioni apo procesverbali paraprak konstatues për nevojën e kryerjes së shërbimeve, mbajtur nga personat kompetent apo nga një komision i ngritur nga titullari i autoritet kontraktor. -Me procesverbal datë 23.12.2020, është bërë përllogaritja e fondit limit në vlerën 200,000 lekë pa TVSH.-Në ftesën për ofertë nuk është vendosur asnjë kusht, kriter apo dokumentacion që duhet të plotësojë apo dorëzo”, thekson KLSH.

Sakaq, KLSH tregon se ISSH nuk i është përgjigjur rregullisht as kërkesave të bëra nga audituesit për më shumë informacion rreth shpenzimeve të bëra dhe të dhënat nëse ato shpenzime dhe blerje janë dokumentuar. E.H/ gijotina.com

Etiketa: aferafondeISSHKLSHkryesore2

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
“Voto Vettingun në politikë”, Basha-Ramës: Mos u fshih te “dhoma e miellit”

“Voto Vettingun në politikë”, Basha-Ramës: Mos u fshih te "dhoma e miellit"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha
Breaking Views

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

17:09 - 02/02/26

Mbledhja e PD u shoqërua me debate, pas propozimit për të mos shkuar në Komisionet e Reformës Territoriale dhe Zgjedhore....

Lexo më shumë
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

17:00 - 02/02/26
Ina Zhupa kundërshton urdhrin e Berishës: Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve

Ina Zhupa kundërshton urdhrin e Berishës: Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve

16:53 - 02/02/26
Eno Bozdo kërkon dialog me PS-në: Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale

Eno Bozdo kërkon dialog me PS-në: Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale

16:50 - 02/02/26
Leskaj sfidon Berishën për bojkotin e reformës territoriale: Po i hapim rrugë Ramës ta deformojë edhe më shumë

Leskaj sfidon Berishën për bojkotin e reformës territoriale: Po i hapim rrugë Ramës ta deformojë edhe më shumë

16:41 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com