Bashkia Tropojë, e drejtuar nga Rexhe Byberi, duket se fondet i ka vetëm për të zbukuruar lagjen Dardania në qytet. Pasi çdo vit shpenzon miliona lekë për të rikonstruktuar këtë lagje. Me datë shkurt, Byberi ka firmosur një kontratë për një tjetër rikonstruksion të kësaj lagjeje. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sistemim i Lagjes Dardania ,B.Curi”. Dhe për të sistemuar rrëmujat në këtë lagje, Byberi do të shpenzojë 358 milionë lekë. Para që do të hidhen në kundërshti me ligjin. Pasi edhe kontrata është nënshkruar në shkelje flagrante të ligjit.
Për këtë tender kanë paraqitur oferta 10 firma. Por Byberi i ka skualifikuar një nga një që në fazën e parë, duke lënë të disponueshme vetëm ofertën e firmës ZDRAVO shpk, të Dashnor Sinanajt.
Kjo firmë ka nënshkruar kontratën më datë 7 shkurt pa garuar fare, pasi ishte konkurrentja e vetme e mbetur. Kështu 358 milionë lekë u lëvruan mes burokracisë dhe skemave korruptive. Pra që sigurisht në fund ndahen mes firmës fituese, por edhe kryetari të bashkisë që i krijojë lehtësira në procedurë.
Sakaq, ajo që evidentojmë tjetër tek ky tender është vlera e fryrë.
358 milionë lekë vlejnë për të shtruar dhe ndërtuar një lagje nga e para. Ndërsa Bashkia Tropojë i shpenzon vetëm për të sistemuar një lagje. Madje po të shohim dhe ofertat e të gjitha firmave vihet re se dalin garantë që këto punime t’i kryejnë edhe me 250 milionë lekë. Pra, diku te 100 milionë lekë më lirë.
Por, Bashkia Tropojë e fryrë këtë vlerë edhe pse bëhet fjalë vetëm për shtim hapësira të gjelbërta dhe vendosje sinjalistike. Pasi lagjja dhe pedonalia në të janë rikonstruktuar njëherë vitin që shkoi. Por edhe pse me këtë projekt bashkia u mburr duket se e ka lënë gjysmake dhe kujtohet tani në kohë fushate zgjedhore.
Në foton më poshtë duket qartë që gjendja në këtë lagje është e mirë. Ka nevojë për sistemim dhe mirëkoordinim për mënyrën se si funksionin lëvizja e makinave dhe këmbësorëve. Por, janë punime që nuk kushtojnë 358 milionë lekë dhe kjo është e dukshme.
Foto, 3 Maj 2022
Gjithsesi, në planet e tij korruptive kryetari i bashkisë ka planifikuar që punimet në këtë lagje të zgjasin 5 muaj të tjerë. Pra, që nga nisja, rikonstruktimet për një lagje po zgjasin 1 vit. Kurjozë jemi sa do t’i zgjasnin punimet Bashkisë Tropojë po të bëhej fjalë për rikonstruksion shkollash, spitalesh dhe rrugësh në zonat më të thella? Pasi prej vitesh i ka lënë në harresë.
Lexo edhe: Kryebashkiaku i Mallakastrës paraqitet në SPAK
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post