GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Do ta këpus qafën’, gjithçka ndodhi nga dhunimi i mjekes në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Merimanga e zezë pickoi 50-vjeçarin, reagon QSUT: E kemi kundërhelmin, por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohet shkaku i dhunimit të mjekes në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, për të cilën u vendosën në pranga 2 persona.

Dhuna

Por ajo që është më e rëndë, është se dhunimi i mjekes ka penguar kujdesin për pacientin që humbi jetën. Sipas “OraNews”, bluzat e bardha kanë qenë duke i bërë masazh kardiak në momentin që dy të afërmit e viktimës, Igli Spahija dhe Bledar Bali hynë në dhomë dhe u konfrontuan me mjekët. Policët e mbërritur në vendngjarje kanë dëshmuar se i kanë parë mjekët që po largoheshin të trembur pas dhunës dhe kërcënimeve ndaj tyre.

Sipas të njëjtave burime, konflikti mes familjarëve dhe mjekes së spitalit infektiv është bërë shkak të akuzave për lënien në harresë të pacientit që fatkeqësisht si pasojë e atakut kardiak. Rast për të cilin u dhunua mjekja Esi Duka.

Spahia

Kjo e fundit kishte njoftuar Spahinë, lidhur me gjendjen e vëllait të tij, e cila nuk ishte mirë, e pikërisht në këtë moment Spahia ka nisur ta kërcënojë mjeken në telefon me fjalët “do të vras, do të shkëly, do të këpus qafën”.

Mjekja e ka mbyllur telefonin dhe ka vijuar punën por pas pak, te salla e mjekimit kanë shkuar Igli Spahija dhe Bledar Bali. Me të hyrë në dhomë, ata kanë thyer dyert, kanë përplasur sende, i janë afruar doktoreshës Esi Duka, të cilën Igli e ka qëlluar me grusht dhe e ka përplasur në mur, por edhe Bali ka tentuar që ta dhunojë. Në një moment, mjekja është larguar duke njoftuar më pas Policinë.

Por edhe më ndërhyrjen e uniformave blu, situata ka qenë e tensionuar. Kur efektivët kanë shkuar në katin e tretë, në drejtim të tyre kanë ardhur dy persona duke i shtyrë, fyer dhe kërcënuar. Sipas deklarimeve të Bledar Balit gjatë kohës që ata janë futur në dhomë kanë parë dy mjekët që po i bënin masazh kardiak pacientit që ishte pa shenja jete. Të tronditur ata janë afruar dhe orvatur të ndihmojnë pacientin, por i ka kapur ankthi dhe paniku dhe janë larguar.

Nga ana tjetër, Igli Spahia ka thënë në dëshminë e tij se ka shkuar tek Infektivi dhe ka kërkuar mjeken, por në dhomën e vëllait ka parë dy mjekë që po i bënin Afrimit mesazh kardiak, ndërkohë që ai dukej pa shenja jete. Në pretendimet e tij, ai shton se trajtimi i pacientit nga mjekët nuk ka qenë korrekt, pasi e kanë neglizhuar duke i shkaktuar vdekjen. Megjithatë të dy janë në pranga për dhunimin e bluzave të bardha.

Etiketa: dhunimimjekjaTirane

Lajme të lidhura

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Para
Amnisti për borxhet e bashkive? Eksperti: Nuk është zgjidhje

Amnisti për borxhet e bashkive? Eksperti: Nuk është zgjidhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com