GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, DASH shprehet se…

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëdhënësi i DASH paralajmëron: Do shpallen të tjerë emra “Non-grata” në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i ka thënë të enjten Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe shtetit serb. Në përgjigje është thënë se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilit synohet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qëllim përfundimtar njohjen reciproke”.

Çështja e njohjes është aktualizuar pas letrave të dërguara nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken te presidenti serb, Aleksandar Vucic për ditën e shtetësisë së Serbisë, më 15 shkurt, në të cilat nuk është përmendur në mënyrë specifike njohja reciproke mes dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duhet të përfshihet njohja. Ai i ka bërë këto deklarata teksa e ka komentuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik. Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011. Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale. Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

 

REL

Etiketa: departamenti amerikan i shtetitKosovaSerbia

Lajme të lidhura

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë
Aktualitet

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

19:23 - 18/10/26
Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital
Aktualitet

Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital

18:58 - 18/10/26
I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës
Aktualitet

I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës

18:23 - 18/10/26
Para
Mbajti 6 vite të ngujuar familjen,Gjergj Laçi shtrohet në psikiatri

Mbajti 6 vite të ngujuar familjen,Gjergj Laçi shtrohet në psikiatri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë
Aktualitet

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

19:23 - 18/10/26

Protestuesit i kanë vendosur zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pas kësaj, policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës. Protestuesit...

Lexo më shumë
Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital

Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital

18:58 - 18/10/26
I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës

I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës

18:23 - 18/10/26
Policia qëllon me gurë drejt gazetarëve gjatë protestës

Policia qëllon me gurë drejt gazetarëve gjatë protestës

18:11 - 18/10/26
Tensione në qendër të Tiranës, i merr flakë uniforma një efektivi

Tensione në qendër të Tiranës, i merr flakë uniforma një efektivi

17:56 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com