Janë liruar nga gjykata dy qytetarët të cilët u arrestuan ditën e hënë, në protestën e mbajtur para Parlamentit. Gjykata vendosi ndaj tyre masat e detyrimit për tu paraqitur.
Jakup Stafa dhe Dorison Petoku, u arrestuan pasi hodhën lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë. Për pasojë mbetën të dëmtuar dy efektivë.
Ata u arrestuan gjatë protestës që u zhvillua të shtunën para Kryeminstrisë.
Discussion about this post