GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se shpopullimi po fik ekonominë shqiptare, duke ulur rritjen ekonomike të vendit rreth nivelit 3 për qind.

Në deklaratën përmbyllëse të misionit për vitin 2026, ekspertët e FMN-së paralajmërojnë se nga 4% rritje mesatare vjetore në periudhën 2022–2025 dhe 3.7% në vitin 2025 e gjysmën e parë të 2026-ës, zgjerimi i ekonomisë do të bjerë në 3.5% këtë vit dhe do të zbresë në 3.2% nga viti 2027 e tutje.

Sipas FMN-së, tkurrja e fuqisë punëtore nga emigracioni i vazhdueshëm dhe plakja e popullsisë po kthehet në pengesën kryesore afatmesme të vendit.

Edhe pse kompanitë po investojnë dhe produktiviteti po rritet, këto nuk mjaftojnë për të kompensuar boshllëkun që lënë punëtorët që largohen. Përveç krizës demografike, ngadalësimi i ekonomisë këtë vit ndikohet edhe nga shtrenjtimi i çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, të cilat po rëndojnë kostot e prodhimit dhe konsumin.

Çfarë do të thotë ulja me 1 pikë përqindjeje e rritjes?

Për një ekonomi si ajo e Shqipërisë, që llogaritet rreth 27–28 miliardë euro, rënia e ritmit të rritjes nga 4% drejt nivelit 3% nuk është thjesht një shifër statistikore, por rreth 275 milionë euro më pak mallra, shërbime dhe të ardhura të krijuara në vit.

Kjo përkthehet në rreth 78 milionë euro më pak taksa në buxhetin e shtetit për shkolla, spitale e pensione, më pak vende të reja pune dhe një frenim të rritjes së pagave. Në terma afatgjatë, humbja e vetëm 1 pikë përqindjeje e shtyn me 6 vite kohën që i duhet Shqipërisë për të dyfishuar ekonominë dhe për t’u afruar me standardin e jetesës së Bashkimit Evropian.

Frenoni Kayot

Përveç ngadalësimit të rritjes, FMN ka ngritur alarmin për zgjerimin e gjurmës së shtetit në ekonomi, duke paralajmëruar qeverinë që të frenojë krijimin e ndërmarrjeve të reja shtetërore (SOE).

Sipas ekspertëve të FMN-së, krijimi apo zgjerimi i kompanive publike shton rreziqet fiskale për buxhetin e shtetit dhe rrezikon të zëvendësojë apo të shtyjë jashtë tregut sektorin privat (croëding out).

FMN thekson se entitete të reja shtetërore duhet të ngrihen vetëm në rastet kur ka dështime të qarta të tregut, dhe edhe atëherë, ato duhet të jenë nën mbikëqyrje të rreptë të Ministrisë së Financave, me financim transparent dhe raportim të plotë të çdo rreziku financiar, përfshirë këtu edhe koncesionet (PPP) e garancitë shtetërore.

Shtrëngoni buxhetin

FMN vlerëson se buxheti i vitit 2027 është ende tepër shpenzues në një kohë kur ekonomia po operon mbi potencialin e saj dhe kërkon shtrëngim. Edhe pse përshëndet zgjerimin e bazës tatimore, ekspertët e Fondit kritikojnë ashpër uljen e përhershme të TVSH-së për ushqimet dhe heqjen e taksës së qarkullimit, duke i cilësuar si masa të kushtueshme për buxhetin që shtrembërojnë tregun dhe u japin përfitime financiare edhe shtresave të pasura që nuk kanë nevojë.

Sipas FMN-së, familjet në nevojë duhen mbështetur me ndihmë sociale të targetuar, ndërsa qeveria duhet të ndalë praktikën e ndryshimit të shpeshtë të buxhetit përmes akteve normative për shpenzime të momentit.

BSH të rrisë normën

Përballë rritjes së inflacionit në 3.4%, rritjes së shpejtë të pagave, kredisë dhe çmimeve të pronave, FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë që të rrisë normën bazë të interesit për të ftohur presionet e brendshme mbi çmimet dhe ta kthejë politikën monetare në nivel neutral.

Ekspertët e Fondit nënvizojnë se kursi i këmbimit duhet të lihet i lirë për të absorbuar goditjet e jashtme, ndërsa i kërkojnë Bankës Qendrore të tërhiqet gradualisht nga linja e kredisë për bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe të mbikëqyrë me rreptësi rreziqet që vijnë nga tregu i pasurive të paluajtshme dhe kreditimi në valutë./kapitali.al

Etiketa: ekonomiaFMNshpopullimi

Lajme të lidhura

Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy
Breaking Views

Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy

20:41 - 20/11/26
Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni
Aktualitet

Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni

20:35 - 20/11/26
“Dyshoj se është rrëmbyer dhe vrarë”/ Zhdukja e Eglant Koçit! Si u arrit në gjurmët e “Dhelprës së kuqe”
Aktualitet

“Dyshoj se është rrëmbyer dhe vrarë”/ Zhdukja e Eglant Koçit! Si u arrit në gjurmët e “Dhelprës së kuqe”

20:20 - 20/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%
Aktualitet

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%

20:41 - 20/11/26

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se shpopullimi po fik ekonominë shqiptare, duke ulur rritjen ekonomike të vendit rreth nivelit 3 për...

Lexo më shumë
Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy

Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy

20:41 - 20/11/26
Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni

Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni

20:35 - 20/11/26
“Dyshoj se është rrëmbyer dhe vrarë”/ Zhdukja e Eglant Koçit! Si u arrit në gjurmët e “Dhelprës së kuqe”

“Dyshoj se është rrëmbyer dhe vrarë”/ Zhdukja e Eglant Koçit! Si u arrit në gjurmët e “Dhelprës së kuqe”

20:20 - 20/11/26
“Shqipërinë nuk e falim!”/ Marshimi protestues në Tiranë, mesazhi për 28 Nëntorin: Sistemin do ta rrëzojmë, lirinë do ta fitojmë

“Shqipërinë nuk e falim!”/ Marshimi protestues në Tiranë, mesazhi për 28 Nëntorin: Sistemin do ta rrëzojmë, lirinë do ta fitojmë

20:02 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com