GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Përulemi për ata që dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës

12:13 - 17/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Përulemi për ata që dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur shqiptarët e Kosovës me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë.

Të dashur miq, sot shqiptarët në Kosovë, dhe kudo që janë në mbarë botën, festojnë 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës si ditën e dytë më të madhe të lirisë se tyre pas pavarësisë së Shqipërisë. Por ne shqiptarët sot kremtojmë 15 vitet e para në historinë tonë shekullore si një komb në liri, mbasi liria kombëtare është një dhe e pandarë.

Kosova e lirë dhe e pavarur ka në themel shpirtin e pamposhtur të qytetarëve të saj ndaj barbarive dhe genocidit ciklik serb, ka luftrat, gjakun, qëndresën epike dhe sakrificën sublime të qindra e mijëra martirëve të saj që luftuan dhe ranë për tu bërë të pavdekshëm për liri dhe dinjitet kombëtar nga vitet 1870 në vitet 1999, ka luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të saj, komandantëve dhe luftëtarëve të lirisë, si faqja më e ndritur në historinë e luftrave të kombit tonë pas atyre të prijësit të përjetshëm të shqiptarëve, Skenderbeut.

Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitetktit te saj, politikanit mendjendritur të kombit shqiptar, Presideniti Ibrahim Rugova,Gandit Ballkanik dhe Europës që thuri tek shqiptarët e Kosovës ëndrrën e tyre më të bukur, më fisnike, njeriut të civilizuar lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe që themeloi e ngriti në kushtet e pushtimit më të egër Republikën e Kosovës, pushtetin e shqiptarëve të shtypur paralel me pushtetin e pushtuesve barbar.

Presidenti Rugova  paraqiti dhe mbrojti me vendosmëri dhe vizion në Shtëpinë e Bardhë dhe kancelaritë më të mëdha të botës çështjen e drejtë të popullit të Kosovës dhe zgjidhjen e saj. Ai arriti ta shndërrojë këtë kauz në çeshtje kryesore të axhendes të SHBA dhe vendeve të lira perëndimore!

Pas lufte, ai me urtësi dhe vizion hodhi themelet e shtetit të sotëm të pavarur, demokratik properendimor të Kosovës.

Pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari që i la kombit të tij kreshtën e trimërisë, heroizmit dhe sakrificës si dhe heronjve të tjerë të pavdekshëm dhe dhjetra mijëra luftëtarëve të lirisë që me guximin, heroizmin, sakrificën e tyre bënë luftën e fundit çlirimtare në Europë dhe çliruan Kosovën.

Pavarësia e Kosovës është vepër e shqiptarëve në rajon dhe kudo në botë që moton ‘Një komb një qendrim’ u bashkuan si një trup i vetëm, dhe Shqipëria pas çlirimit të saj nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj të pazëvendesueshëm!

Por Kosova u bë e lirë dhe e pavarur vetëm falë mbështetjes së fuqishme  dhe rolin përrcaktues të SHBA, të Kongresit të këtij vendi dhe Presidentit Bill Klinton dhe Presidentit George Ë Bush, vendeve të mëdha të perëndimit dhe vendeve anëtare të NATOS në Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës!

Sot në këtë 15 vjetor me arritjet e saj mahnitëse për një kohë të shkurtër si vend i pavarur, Kosova bënë krenar çdo shqiptar. Ajo sot është një demokraci funksionale që ka konsoliduar institucionet demokratike, shtetin ligjor dhe ka arritur standartet më të larta të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave në rajon.

Ajo u ngrit si feniksi nga hiri dhe shkrumbi që lënë pushtuesit dhe ka sot një ekonomi solide në rritje, ka ndërtuar infrastrukturën më moderne në rajon. Kosova është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lirë në trojet e tyre. Ajo në këto vite ka bërë emër botëror me talentin e rallë dhe zërin magjeps të çikave të saj dhe shkëlqimin e mbretëreshave të saj në sport.

Kosova këto vite është përballur me shantazhe, provokime të serbomëdhnjve të Beogradit dhe vasalëve të tyre, por ka qendruar gjithnjë një faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon.

Të dashur miq, duke uruar nga zemra, Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe mbarë shqiptarëve 15 vjetorin e Pavarësisë, ju ftoj të përulemi me nderimin më të madh dhe mirënjohjen tonë më të pakufijshme para sakrificës së qindra e mijëra martirëve të saj, luftëtarëve të lirisë, që luftuan e flijuan jetën dhe rininë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, para veprës së pavdekshme të  arkitektit të pavarësisë së Kosovës Presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe të falenderojmë me mirënjohjen më të thellë SHBA dhe vendet e tjera anëtare të Natos që me ndërhyrjen e tyre luajtën rol përcaktues në çlirimin e saj .Gëzuar! Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe miqtë e tyre!

 

Etiketa: berishaKryesore1pavaresi

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Para
Vjosa Osmani njofton: Shtyhen zgjedhjet në veri të Kosovës

Vjosa Osmani kërkon një Kosovë më të bashkuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com