GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha për “Libero”: Po shikojmë drejt Serbisë dhe jo BE-së

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera e Portit të Durrësit, Berisha: Ja si do ta ndalojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Libero”, ku është fokusuar te fitorja e Giorgia Melonit, të zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, por edhe për shpalljen e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në nisje të kësaj interviste, Berisha foli mbi rolin e Italisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si një çështje me rëndësi për të ardhmen e Ballkanit, ndërsa solli në vëmendje flukset emigratore së fundmi nga Libia.

Berisha iu referua gjithashtu edhe faktit se për Tiranën zyrtare dhe kryeministrin Rama më e rëndësishme është ruajtja e marrëdhënieve dhe afrimiteti me Rusinë dhe Turqisë se sa me Evropën dhe kjo sipas Berishës, po e kthen shtetin turk në një vasal.

“Vullneti i Italisë për të dërguar një përfaqësues special në Ballkan për të ndërmjetësuar dialogun Kosovë – Serbi e kam përshëndetur. Dhe mendoj se bën mirë që interesohet për çështjet ballkanike, kjo edhe për faktin se, kur krijohen probleme në këtë pjesë të Adriatikut, është pikërisht Italia e para që paguan pasojat e flukseve emigratore. Ashtu sikurse me Libinë.

Por, për fat të keq, në Tiranë është një qeveri që shikon më shumë drejt Serbisë dhe Turqisë, se sa drejt Bashkimit Evropian. Kryeministri i vendit, Edi Rama po bën gjithçka mundet për t’u afruar gjithmonë e më shumë me Ankaranë. Madje, një muaj më parë, ka deklaruar se, roli i Turqisë në rajonin e Ballkanit, është jo vetëm i rëndësishëm, por deciziv. Duke u vendosur në këtë mënyrë në një rol vasali”.

Ai ka folur gjithashtu edhe për vendimin e SHBA-ve për shpalljen e tij “non-grata”, për të cilën u shpreh se askush nuk ka nxjerrë prova që lidhen me të.

“Janë bazuar në deklaratat e shkruara në disa gazeta kundër meje. Unë jam përpjekur gjithmonë të tregoj se jam i gatshëm të përballem me të gjitha akuzat në gjykatat ndërkombëtare, e të tërhiqem nëse ndaj meje dalin prova që vërtetojnë këto akuza, që në të vërtetë nuk ekzistojnë”.

Etiketa: berishagazeteKryesore1

Lajme të lidhura

Berisha paralajmëron socialistët: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin
Aktualitet

Berisha paralajmëron socialistët: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

10:43 - 08/10/26
Rama kërcënon deputetët në mbledhjen e grupit të PS: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë
Aktualitet

Rama kërcënon deputetët në mbledhjen e grupit të PS: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

10:37 - 08/10/26
Mbledhja e grupit socialist, Berisha: Rama po u bërtet si i çmendur deputetëve të tij, presion që të votojnë pro “Territoriales”!
Aktualitet

Mbledhja e grupit socialist, Berisha: Rama po u bërtet si i çmendur deputetëve të tij, presion që të votojnë pro “Territoriales”!

10:11 - 08/10/26
Para
Dëshiron të jesh plot lumturi, premtoi vetes këto gjëra

Dëshiron të jesh plot lumturi, premtoi vetes këto gjëra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha paralajmëron socialistët: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin
Aktualitet

Berisha paralajmëron socialistët: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

10:43 - 08/10/26

Në fjalën e tij në Parlament, kreu i PD Sali Berisha iu drejtua socialistëve, duke i thënë se videot e...

Lexo më shumë
Rama kërcënon deputetët në mbledhjen e grupit të PS: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

Rama kërcënon deputetët në mbledhjen e grupit të PS: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

10:37 - 08/10/26
Mbledhja e grupit socialist, Berisha: Rama po u bërtet si i çmendur deputetëve të tij, presion që të votojnë pro “Territoriales”!

Mbledhja e grupit socialist, Berisha: Rama po u bërtet si i çmendur deputetëve të tij, presion që të votojnë pro “Territoriales”!

10:11 - 08/10/26
“Poshtë narkoshteti”/ Nis grumbullimi i protestuesve pranë parlamentit: Nuk na përfaqësojnë dot horrat

“Poshtë narkoshteti”/ Nis grumbullimi i protestuesve pranë parlamentit: Nuk na përfaqësojnë dot horrat

10:05 - 08/10/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

09:56 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com