GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gripi i shpendëve po krijon shqetësim në OBSH

14:24 - 18/02/23
në Aktualitet, Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Gripi i shpendëve po krijon shqetësim në OBSH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një numër i madh shtetesh nga Amerika te Britania e Madhe duke kaluar nga Franca dhe Japonia kanë regjistruar humbje të shpendëve në shifra rekord si rrjedhojë e përhapjes së gripit të shpendëve gjatë vitit të fundit. Kjo sëmundje, për të cilën ekspertët thonë se po përhapet përmes zogjve shtegtarë, është përhapur për herë të parë edhe në Ekuador, Peru dhe Bolivi.

Rreziku për njerëzit është i vogël, sipas Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Si masë fillestare, njerëzit këshillohen të mos i prekin kafshët e egra të sëmura ose të ngordhura. Sipas të dhënave të OBSH-së, nga janari i 2003-shit e deri më 25 nëntor të vitit të kaluar, 868 njerëz nga 21 shtete të planetit kanë raportuar për infektim me gripin e shpendëve H5N1, lloji i virusit që po përhapet përreth globit. Nga këto, 457 raste apo 53 për qind kanë përfunduar me fatalitet.

Në janar, OBSH-ja raportoi për herë të parë për infektimin e një personi me virusin H5N1 në zonën e Amerikës Latine dhe Karaibet. Një vajzë nëntëvjeçare nga Ekuadori ishte infektuar pas një kontakti me shpezë shtëpiake. Ajo ishte shtrirë në spital më 18 janar, sipas agjencisë botërore.

Rastet e infektimit të njerëzve me këtë virus janë zakonisht si rezultat i ekspozimit ndaj shpezëve të infektuara të vdekura ose të gjalla dhe mjediseve jo optimale, thanë nga OBSH-ja. Që nga tetori i vitit 2020 janë vrarë shpendë në të paktën në 60 shtete si pjesë e masave të ndërmarra shkaku i përhapjes së këtij virusi, sipas të dhënave të ofruara për Reuters nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve. Në mesin e këtyre shteteve raportohet se janë India, Tajvani, Nepali, Peruja, Çekia, Rumania dhe Nigeri.

Etiketa: gripi i shpendeveOBSHTedros Adhanom Ghebreyesus

Lajme të lidhura

Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve
Aktualitet

Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve

22:57 - 19/01/26
Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari
Aktualitet

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari

22:46 - 19/01/26
Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT
Aktualitet

Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT

22:28 - 19/01/26
Para
Harris: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit

Harris: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku
Breaking Views

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku

23:21 - 19/01/26

Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Dinamos, në “Air Albania”. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Balajt. Në pjesën...

Lexo më shumë
Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve

Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve

22:57 - 19/01/26
Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari

22:46 - 19/01/26
Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT

Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT

22:28 - 19/01/26
Ish-ministri socialist, Arben Malaj: Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje

Ish-ministri socialist, Arben Malaj: Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje

22:03 - 19/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com