GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryemadhi për Ramën: Nëse s’veprojnë institucionet, do e bëjë …

18:43 - 18/02/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera e inceneratorëve, Kryemadhi: Në çdo vend të botës do të kishte rënë qeveria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se nëse për Ramën nuk reagojnë institucionet, atëherë do të jetë revolucion popullor që do ta largojë atë.

Në një intervistë për News24, Kryemadhi u shpreh se nëse arrihet tek revolucioni popullor, atëherë nuk ka politikan që t’i bëjë ballë.

Kryemadhi tha gjithashtu se protestat nuk do ti pëleqnin në ditë pushimi, por në ditë javë, atëherë kur edhe Rama firmos për abuzimet.

Deklarata

“Revolucioni është një aksion, por në këndvështrime të ndryshme. Nga ana biologjike është evolucion, që do të thotë zhvillim. Ne shohim që vazhdojnë dhe vidhen para nga inceneratorët. Kur nuk funksionon sistemi i drejtësisë, shoqëria duhet të ngrihet dhe të bërë revolucion. Revolucioni paqësor vjen me narrativë, ka edhe revolucion popullor. Ky është kur populli ngrihet dhe rrëzon qeverinë. Kur vjen revolucioni popullor nuk ka njeri që ta ndalojë dhe nuk ka politikan që ti bëjë ballë.

Personalisht nuk do më pëlqenin protesta ditë të shtunë dhe të diel. Mendoj se duhet të bëhen në ditë jave. Vërtet në fundjavë njerëzit janë më të lirë, por beteja nuk është te numri. Betejat duhet të bëhen në ditë jave, atëherë kur Rama firmos. Ai firmos ditë jave koncesionet dhe vjedhjet e shqiptarëve, jo në fundjavë. Mos harroni që ka dyfishuar pagesën e patentës. Asgjë nuk ka ndryshuar? Po, çmimi naftës?”, tha Kryemadhi.

Më tej shtoi:

“Rama është një diktator skizofrenik. Në raste të tilla këta janë njerëz që masakrojnë dhe familjarët e tyre për hir të pushtetit. E di që do të jetë e vështirë për ta lëvizur, por metodologjia nuk është problemi Rama po ata që e institucionalizojnë atë. Të paktën aq ndërgjegjeje profesionale e morale te ato institucione që kornizojnë funksionimin e një diktatori skizofrenik, do të japë efektet saj. Në të kundërt, revolucioni popullor do e bëjë. Se kur vjedh 30 mijë euro çdo ditë për inceneratorët dhe fut në burg një 84-vjeçare për një kotec, do të ketë efektin e saj dhe do të çoj njerëzit drejt një përplasje. Siç ndodhi dhe në rastin e IKMT-së. Nuk i hypi ruspës Dallëndyshja…, problemi është që nuk do e mbajë vetëm Dallëndyshja, por kush i del për zot asaj dhe atyre që godasin në emër të tyre. Kush i del për zot asaj? Çështjen e inceneratorit e kam ndërtuar në një strategji ndryshe. Këtu çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe pastaj e harrojmë. I kam lënë kohë sistemit të drejtësisë për të reaguar. Kemi raste që institucionet nuk kthejnë përgjigje Kryemadhit dhe presidentit, por gjykatës dhe SPAK-ut po”.

Etiketa: Edi RamaMonika Kryemadhi

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Rreth 6.500 lindje në Turqi gjatë dy tërmeteve

Rreth 6.500 lindje në Turqi gjatë dy tërmeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com