GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden njofton: Më shumë armë dhe sanksione kundër Moskës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikandidimi i presidentit Joe Biden nuk është i sigurtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë në lidhje me vizitën e Joe Biden në Ukrainë këtë mëngjes.

“Ndërsa bota po përgatitet të shënojë përvjetorin e pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, unë jam sot në Kiev për t’u takuar me Presidentin Zelensky dhe për të riafirmuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Kur Putin filloi pushtimin e tij gati një vit më parë, ai mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe perëndimi ishte i ndarë. Ai mendoi se mund të na kalonte. Por ai e kishte gabim.

Sot, në Kiev, po takohem me Presidentin Zelenskiy dhe ekipin e tij për të disktuar mbi mbështetjen tonë për Ukrainën.

Do të njoftoj dërgimin e disa mjeteve të tjera kritike, duke përfshirë municione artilerie, sisteme anti-blindash dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit ukrainas nga bombardimet ajrore.

Dhe gjatë kësaj jave, ne do të shpallim sanksione shtesë kundër elitave dhe kompanive që po përpiqen të shmangin ose të mbushin makinerinë ruse të luftës.

Gjatë vitit të kaluar, SHBA-ja ka ndërtuar një koalicion kombesh nga Atlantiku në Paqësor për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës me mbështetje të paprecedentë ushtarake, ekonomike dhe humanitare  dhe kjo mbështetje do të zgjasë. 

Unë gjithashtu pres me padurim të shkoj në Poloni për të takuar Presidentin Duda dhe udhëheqësit e aleatëve tanë në krahun lindor, si dhe për ti treguar se si Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkojnë botën për të mbështetur popullin e Ukrainës dhe vlerat thelbësore të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit në Kartën e OKB-së,” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Duke folur pas bisedimeve të zhvilluara nga dyshja, Zelensky tha se mbështetja ushtarake do të jetë 500 milionë dollarë por më shumë detaje do të bëhen të ditura të martën.

Etiketa: BidenKryesore1njofton

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Gjigandi francez i automjeteve drejt modeleve hibride

Gjigandi francez i automjeteve drejt modeleve hibride

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

 Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri dhe protestat kundër çështjeve mjedisore,...

Lexo më shumë
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com