GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore2

7 vite premtim i pambajtur! Veliaj do të fusë biletën elekronike para zgjedhjeve

08:53 - 21/02/23
në Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
7 vite premtim i pambajtur! Veliaj do të fusë biletën elekronike para zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Transporti publik në Shqipëri është më pak i preferuari nga qytetarët të cilët në të shumtën e rasteve janë të detyruar ta zgjidhin, pasi nuk kanë opsion tjetër për të udhëtuar.

Kushtet që të ofrohen sot nëpër urbanët e vendit nuk janë aspak brenda standardeve pavarësisht se të gjithë përdoruesit pguajnë biletën. Që në mëngjes duhet të përballesh me fluksin e madh të qytetarrëve që dynden në ubanë. Me dhjetra pasagjer në këmbë, që shtyhen e shtypen me njëri tjetrin. E njëta gjë ndodh edhe në drekë kur mbarojnë shkollat mësimin dhe në darkë kur qtretarët lënë punën.

Përveç faktit që autobusët tejmbushen ata duhet të durojnë edhe faturinën kur kalon.

Prej vitesh remtohet zgjidhje por asgjë nuk ndyshon. Urbanët vazhdojnë të punojnë me të njëjta kapacitete dhe në disa raste të përgjysmuara për shkak të kostove të naftës.

Një reformë që pritej të ndryshonte jo pak flotën e transportit publik, ka mbetur vetëm një premtim. Bileta elektronike e premtuar nga qevera shumë kohë më parë ende nuk po e gjen dritën e realizimit.

Në vitin 2016 kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se bileta do të futej në përdorim në atë vit. Premtim që u përsërit përsëri në vitin 2017.

Në kulmin e pandemisë në vitin 2020, drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tëksa fliste për shërbimet online gjatë një interviste televizive u shopreh se në 2021, do të kishim një infrastrukturë tjetër në transport.

Por çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 viteve?

Ende qytetarët presin të realizohet premtimi për biletimin elektronik, që deri më tani ka rezultuar një propagandë qeveritare. Tashmë premtimi i bërë është që bileta elektronike të futet në zbatim në pranverën e këtij viti.

Në konferencën e zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar për të prezantuar platformën e-transport drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja është shprehur se platforma ka përparuar dhe jemi në fazën e implementimit.

Siç ka ndodhur edhe më herët për shumë projekte, ato nisin në prag të fushatave elektorale. Kështu pritet të ndodhë edhe me biletën elektronike pasi në konferencën e dhjetorit u deklarua se ka nisur numërimi mbrapsh për të vënë në përdorim biletën elektronike për transportin ndërqytetës.

Premtimi i radhës është që bileta elektronike të vihet në përdorim nga qytetarët në pranverën e këtij viti, pikërisht në periudhën e zgjedhjeve vendore 2023. Mesa duket ofrimi i biletave elektronike do të jetë përsëri pjesë e axhendës elektorale për zgjedhjet e majit.

Bileta elekronike mund tju kushtojë më shumë qytetarëve shqiptar, por ende nuk institucionet nuk është sqaruar asgjë mbi këtë projekt se si do të funksionojë dhe se çfarë do të ndodh nëse kostoja rritet për qytetarët.

Infrastruktura problematike pengon teknologjinë!

Dashnor Memaj, kreu i Shoqatës së Transportit Publik thotë për Gijotina përpos biletës elektronike duhet një reformë rrënjësore në transport, për të ofruar shërbim më të mirë për qytetarët.

“Mendoj që paralelisht me vënien në zbatim të këtij projekti duhet të shikohet dhe infrastuktura, aplikacionet stacionet, terminalet, agjensitë, do ishte diçka e mirë e do të ndikonte në turizëm dhe në lëvizjen e qytetarëve do të ishte më lehtësisht e gjendeshme për derstinacionin që ata duan”, thotë Mema.

Sipas Memës mungesa e një infrastrukture të zhvilluar në këtë shërbim jetik për qytetarët është pengesa krysore se përse nuk po vihet në përdorim biletimi elektronik.

“Duhet të punohet fortë si në aspektin infrastrukturor dhe financiare deri në  arritjen e qëllimit që zgjidhja e parë për gjithësecilin nga ne të jetë transporti publik si më efikas dhe më i lirë për xhepin e qytetarëve në raport me përdorimin alternativav të mjeteve të tjera lëvizëse”, pohon Mema.

Duke qenë se ubanët nëpër qytet tejmbushen dhe qytetarët shpesh nxitojnë dhe qëndrojnë në këmbë, Mema gjykon se më e drejtë është që bileta elektronike të niste fillimisht në transportin ndërqytetas.

“Besoj që në fillim kjo e biletimit elektronike do të ishte më e bëshme në aspektin e mundësisë së realizimit në transportin ndërqytetas duke e parë funksionimin e saj dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve sepse do të ishte e vështirë që në transportin urban qytetarët të chekonin te pajisja abonen apo biletën sepse në periudha fluksi do ishte me e vështirë dhe shumë nga përdoruesit do ta shmangnin chekimin e biletës kjo duke shkaktuar dhe humbje e firo në kompanitë e transportit”, pohon Dashnor Memaj.

Investimi më shumë në transportin publik sipas Memës do të ndikonte edhe në zhvillimin e turizmit në vend.

“Do të krijohehej një imazh më i mirë dhe me përfitues për qytetarët, që nëqoftë se do të shoqërohet me këto që tham por dhe me subvencion apo lehtësi taksash për sektorin do kishim një shërbim dinjtoz”, tha Mema.

Transporti publik është një nga sektorët që ka pasur më shumë vështirësi financiare gjatë pandemisë dhe krizës së ccmimeve. Gjatë pandemisë për shkak se qëndruan të mbyllur për disa muaj dhe kishin shumë humbje, dhe pas rikthimit ata pohonin se mungonin qytetarët për shkak të frikës së infektimit. Ndërsa gjatë vitit 2022 ata u përballën me krizën e çmimeve, që ndikoi direkt në shtimin e kostove përsa kohë karburanti ishte një nga produktet kryesore që u shtrenjtua. Nga 160-175 lekë që ishte nafta në vitin 2021, në vitin e kaluar ccmimi i saj arriti deri në 290 lekë përpara krijimit të bordit, dhe më pas për rreth 10 muaj nafta ka qëndruar mbi 200 lekë litri.

Për të përballuar humbjet dhe kostot e shtuara qeveria i përfshiu kompanitë e transportit në paketat qeverisë për t’ju subvencionuar naftën, por që edhe ky proces u shoqërua me probleme.

Lexo edhe: Kërpaçi: Transporti publik në Tiranë, një dështim i Veliajt

Etiketa: autobusebileta elektronikeDashnor Memajinterviste

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Ja përse është e rëndësishme të konsumojmë fruta dhe perime

Ja përse është e rëndësishme të konsumojmë fruta dhe perime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik
Aktualitet

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26

Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në mars, duke u tregtuar me 224 lekë për litër,...

Lexo më shumë
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com