GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Komandanti çetnik i Serbisë, në rreshtat e parë në fjalimin e Putin

08:16 - 22/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Komandanti çetnik i Serbisë, në rreshtat e parë në fjalimin e Putin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bratislav Zhivkoviç, komandant i të ashtuquajturës Lëvizje Çetnike, dëgjoi nga rreshtat e parë fjalimin e presidentit rus Vladimir Putin, i cili, tre ditë para përvjetorit të pushtimit të Ukrainës, iu drejtua parlamentit rus.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në fjalimin e tij në parlament të martën se ai do të vazhdonte luftën në Ukrainë dhe akuzoi aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA për nxitjen e konfliktit me besimin e gabuar se mund ta mposht Moskën në një luftë globale, dhe gjithashtu njoftoi se pezullon pjesëmarrjen në New START.

Fjalimi i tij, i cili zgjati një orë e 45 minuta, u dëgjua nga e gjithë suita e të ftuarve, ku në rreshtat e parë ishte dhe Bratislav Zhivkoviç, komandanti i të ashtuquajturës Lëvizja Çetnike.

Kujtojmë se ai organizoi pjesëmarrjen në konfliktet e armatosura në Ukrainë, për të cilat Serbia e arrestoi në vitin 2018. Ende nuk dihet se sa qytetarë serbë ka marrë për të luftuar në Ukrainë, por dihet se këta “vullnetarë” merrnin një pagë mujore prej 150 deri në 200 euro për pjesëmarrjen e tyre në luftërat në Ukrainë.

Zhivkoviç është përfshirë gjithashtu në hetimin e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, së bashku me pesë shtetas të tjerë të Serbisë, për kryerjen e sulmeve ndaj forcave ukrainase në rajonet e Donetsk dhe Luhansk në anën e separatistëve pro-rusë si pjesë e organizatës ndërkombëtare të ekstremit të djathtë “Unité Continentale”.

Ai u përmend për herë të fundit në media në vitin 2022, kur u njoftua se ishte plagosur në fushën e betejës në Ukrainë, ku, natyrisht, luftoi vazhdimisht në krah të presidentit rus Vladimir Putin.

Bratislav Zhivkoviç ka qenë në “gjendje gatishmërie” që nga tetori i vitit të kaluar, kur Rusia filloi dislokimin e forcave të saj përgjatë kufirit me Ukrainën, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe. Në llogarinë e tij në Facebook, që ndiqet nga rreth 3 mijë e 200 persona, ai ka lënë asokohe një mesazh të tillë, saqë shumë shpejt ndër komente ka qenë edhe kjo “Më trego kur nisesh”.

Zhivkoviç ishte përfshirë në një hetim në Serbi në vitin 2018, për shkak se ndaj tij dyshohej se kishte organizuar pjesëmarrjen e personave të tjerë në një fushëbetejë të huaj Ai u arrestua në gusht 2018 dhe Prokuroria pezulloi hetimet ndaj tij në prill 2019.

Pra, për shkak të pjesëmarrjes së tij në luftëra të huaja, që është e ndaluar me ligj në Serbi, ai nuk u përgjigj kurrë. REL e ka kontaktuar atë, një ditë para fillimit të mësymjes ruse në territorin e Ukrainës së pavarur.

Sipas tij, shumë qytetarë serbë, që kanë shkuar në Donetsk dhe Lugansk në vitin 2014 dhe 2015 për të luftuar, aktualisht ndodhen në vend.

“Shumë serbë tashmë janë martuar atje, kanë fëmijët dhe familjet e tyre”, thotë Zhivkoviç.

Në Serbi, nga është Zivkoviç, zyrtarët nuk i dënuan lëvizjet e Rusisë, duke e bërë vendin të vetmin në llojin e tij në Evropë.

Zivkoviç, i cili është i njohur për publikun që nga viti 2014, kur doli vullnetar për të luftuar në anën e separatistëve, nuk ka asnjë dilemë.

“Nuk kam aspak dyshim se vullnetarë nga Serbia do të vijnë normalisht, nga Republika Srpska (entiteti i BeH), Mali i Zi dhe nga Maqedonia e Veriut për t’iu bashkuar luftës kundër agresionit të ushtrisë ukrainase”, thotë Zhivkoviç. /Rel/

Etiketa: cetnikuPutinSerb

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Ish-ushtaraku zbulon planin e Vuçiç: Pas veriut, synon që të…

Vuçiç- kritikëve: Doni paqe, apo t’i dërgoni fëmijët në luftë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com