GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Hakmarrja për Drejtësi’, 10 anëtarët shpallen të pafajshëm

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Hakmarrja për Drejtësi’, 10 anëtarët shpallen të pafajshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Historia e akuzave dhe gjyqeve ndaj “Hakmarrjes për drejtësi” duket se i është vënë vula nga një vendim i Gjykatës së Lartë.

Me një vendim të marrë në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim te  rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që i shpalli të pafajshëm.

Vendimi u shqyrtua  këtë të  martë,  ku trupi gjykues  vendosi  mospranim  të rekursit të bërë nga prokuroria e krimeve të renda , e cila kishte kërkuar rikthim të çështjes për gjykim në shkallë të parë. Vendimi i Gjykatës së Apelit u shpall me 13 shkurt të vitit 2017, kur të pandehurit u liruan nga akuzat të gjithë anëtarët e kësaj bande të dënuar nga të gjitha shkallët e tjera të gjykimit.

Gjykata ka dhënë pafajësi për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun.

Procesi ndaj bandës “Hakmarrja për Drejtësi” ka zgjatur  afro tre dekada dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykime e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces.

Organizata “Hakmarrja për drejtësi”

Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por Prokuroria e asaj kohe pretendoi se ishte krijuar në 1992 në qytetin e Durrësit. Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye për gjykim me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti.

Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991.

Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe akuzat, përfshirë vrasje, vjedhje bankash deri edhe rrëmbime. Krimet më të rënda për të cilat akuzohen pjesëtarët e kësaj bande janë vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vrasja e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompanisë “VEFA” si edhe ekzekutimi në qendër të Tiranës të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

Etiketa: Hakmarrja per drejtesiKryesore1pafajshem

Lajme të lidhura

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës
Aktualitet

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26
Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje
Aktualitet

Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

10:39 - 22/08/26
Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Aktualitet

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26
Para
Gjendet një makinë e djegur në Bypassin e Murrizit

Gjendet një makinë e djegur në Bypassin e Murrizit

Discussion about this post

TË FUNDIT

E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën
Sport

E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

11:06 - 22/08/26

ava e parë e kampionatit shqiptar (Superiore) do të vijojë sot me dy ndeshje, të cilat do të luhen në...

Lexo më shumë
Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Gusht 2026

10:43 - 22/08/26
Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

10:39 - 22/08/26
Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com