Nesër ka seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e siç edhe është premtuar do të ketë edhe protesta para godinës.
Edhe pse në seancën e ditës së nesërme nuk do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare, ndërsa Berisha ka bërë të qartë që demokratët do të vijojnë aksionin opozitar brenda dhe jashtë parlamentit.
Ditën e djeshme, Sekretariati i Etikës përjashtoi 6 deputetë të PD nga 3 ditë deri në 10 ditë me pretendimin se nuk e kanë lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.
Ndaj për të koordinuar aksionin e nesërm, kryedemokrati Sali Berisha do të mbledhë edhe grupin parlamentar të PD-së.
Discussion about this post