Kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, po sillet rrotull e rrotull që kontratat abuzive të kalojnë pa u vënë re. Tenderi që do të flasim më poshtë është një mish-mash i madh i thurur nga Jorgo. Dhe sikur duket këtë herë ka arritur që 660 milionë lekë t’i nxjerrë lehtë nga Fondi i Bashkisë dhe t’i kalojë për llogari të miqve të tij.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i sallës polifunksionale të Bashkisë”. Gijotina.com e denoncoi këtë aferë në nëntor të vitit 2022, kur u shpall fituesi dhe gara ishte mbyllur në kundërshtim me rregullat për Prokurimet Publike. Në atë ditë Goro ka përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, duke lënë në garë vetëm kompaninë “LEON KONSTRUKSION” SHPK, në pronësi të Florenc Sharkës. Sipas Open Data Albania, në këtë rast është shkelur konkurrenca e lirë dhe kontrata është mbyllur pa garë.
Kështu, Goro ka këputur edhe një tjetër tender korruptiv.
Pavarësisht se fituesi u shpall në nëntor të viti 2022, kontrata është mbyllur në shkurt të këtij viti. Në dokumente nuk publikohet ndonjë ankesë apo vendim i KPP. Por ky tender ka marrë shumë kritika në media dhe i kanë dalë sheshit milionat që po përvetësohen gjoja për të rregulluar sallën e Jorgos se i duhet për mbledhjet në fund të mandatit të tij.
Kështu, me sa duket Jorgo Goro e la në qetësi për disa muaj këtë projekt dhe tani e ka rikthyer sërish. Në dokumentin e publikuar në faqen e Open Data Albania shohim se shkeljet nuk janë korrigjuar.
Fituesi mbetet i njëjti dhe tenderi mban sërish “Flamurin e Kuq” për rrezikun që sjellë dhe faktin që është shkelur ligji.
Epo sikur duket, edhe pas kaq muajsh, pavarësisht se mori fitoren në mënyrë të padrejtë, Goro nuk i ndahet bashkëpunimit me Florenc Sharkën. Sidomos tani që rikonstruksioni i godinës do të behet gati për fushatën zgjedhore. Ashtu siç kemi evidentuar më herët, në kaq kohë në krye të Bashkisë Himarë salla nuk është përdorur për ndonjë mbledhje për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Vetëm tani u kujtua Goro, se diku do t’i mbledhw qytetarët që t’u kërkojë votën.
Ndërkohë, nga të dhënat e nxjerra, Gijotina.com evidenton se Sharka ka përfituar 3.6 miliardë lekë tendera vetëm në 2 vitet e fundit. Tabela më poshtë tregon se pjesën më të madhe e ka fituar nga Bashkia Tiranë. Por, në fakt Sharka është i preferuari për çdo kryebashkiak, se të paktën nga çdo bashki e ka marrë një tender.
Lexo edhe: Jorgo Goro, 530 mln lekë për rrugica, fiton dhe kushëriri i Krajës
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post