GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Jorgo Goro, 530 mln lekë për rrugica, fiton dhe kushëriri i Krajës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Jorgo Goro, 530 mln lekë për rrugica, fiton dhe kushëriri i Krajës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, mbyll katër tenderë në pak ditë, mes shkeljeve dhe abuzimeve. Duket se pas lavdërimeve që mori nga kryeministri Rama për pastërtinë e qytetit, Goro ka marrë vrull dhe po bën kërdinë me fondet. Në fakt janë miliona lekë të çuara dëm për fasada dhe arnime rrugicash, të cilat duhej të ishin rikonstruktuar me kohë dhe jo tashmë që kushtet atmosferike nuk janë të favorshme. Por, Jorgo Goro nxiton para zgjedhjeve dhe firmos katër tenderë brenda një jave.

 

Tenderi i parë ka si objekt “Përmirësim i ndriçimit me llamba led i rrjetit rrugor” dhe për të Goro do të shpenzojë mbi 20 milionë lekë. Për këtë projekt kanë paraqitur interes vetëm dy kompani “SARK SHPK” dhe “ASI-2A CO SHPK”. Kjo e fundit është skualifikuar menjëherë nga gara dhe pse kishte ofertë më të lirë. Kështu mbeti të zgjidhet vetëm kompania “SARK SHPK” e Arben Kajollit. Jorgo e firmosi kontratën pa konkurrencë. Open Data Albania i ka vënë “Flamurin e Kuq” sepse ka risk për korrupsion dhe abuzim me paratë e taksapaguesve.

 

Merr tender kushëriri i Krajës

Tenderi i dytë i firmosur po në të njëjtën ditë mbart vlerë edhe më të lartë. Sipas të dhënave të dokumentacionit, Bashkia Sarandë po jep 140 milionë lekë për “Rikonstruksion i rrugicave dhe i qendrës së fshatit Qazim Pal”.  Këtë kontratë e ka përfituar kompania “KARL GEGA KONSTRUKSION” SHPK, me pronarë Luan Kopliku – 25%, Shkëlqim Rakipaj – 25%, Hartjan Sallaku – 25% dhe  Hasan Hafizi – 25%.

 

Ky i fundit është mjaft i njohur dhe mund të jetë një nga ortakët më të fortë që i siguron tendera me vlera kaq të larta kompanisë. Hafiz është gjithashtu edhe pronari  i kompanisë  “Albavia shpk”. Tashmë të gjithë e dimë se ai është kushëriri i Arben Krajës, drejtuesit në ikje i SPAK. Hafizi ka miq edhe më të fortë. Ai është edhe burri i ish-deputetes “rilindëse” Mimoza Hafizi. Prandaj vërejmë se ky tender ka vlerën më të lartë nga 4 të tillë që ka lëshuar Jorgo në këto ditë.

 

Në të njëjtën ditë (16-12-2022) Jorgo Goro ka firmosur dhe një tjetër kontratë me vlerë 60  milionë lekë.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-43976-09-29-2022 dhe objekt  “Rikonstruksion i pjesshëm i rrugës Lukovë”.  Ky tender i është dhënë kompanisë “ “MANE/S” SHPK”, nën drejtimin e Bledi Manes.

 

Ky i fundit ka përfituar shumë tenderë me vlera marramendëse nga institucionet. Vlen të theksojmë këtu se vetëm në tre vitet e fundit ka përfituar 294,507,943.00 lekë transaksione nga Thesari Shtetit. Veçojmë se, më të shumta janë kontratat me Jorgo Goron.

340 milionë lekë për fasadën e zjarrfikësve

Ndërsa tenderi i katërt nuk është për arnim rrugësh, por për fasadën e godinës së zjarrfikësve. Një institucion që kanë nevojë për investim të thellë, por Goro i rregullon fasadën, meqenëse ajo bie në sy gjatë zgjedhjeve. Sipas dokumentit, 410 milionë lekë do të merren nga buxheti i bashkisë për të rregulluar fasadën e një godine që po kalbet nga brenda.  9 kompani kanë paraqitur ofertat e tyre, por fituese është shpallur firma “NIKA SHPK”. Lehtë fare, një tjetër biznesmen mbushi arkën i ndihmuar nga abuzimet e kryebashkiakut Jorgo Goro.

Lexo edhe Rakip Suli i jep pa garë tenderin 800 milionë lekë ortakut të Mërtirit të “Inceneratorëve”, ja pse SPAK nuk e ngacmon

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimArben KrajaBashkia HimareJorgo Goromimoza hafiziSpaktender

Lajme të lidhura

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit
Breaking Views

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

22:04 - 22/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Para
Udhëzohej nga bashkëpunëtori, shqiptari ngatërron dëshminë

Udhëzohej nga bashkëpunëtori, shqiptari ngatërron dëshminë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij
Uncategorized

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

14:36 - 23/06/26

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit Edi Rama dje në pallatin Elsyee....

Lexo më shumë
Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama i sulet edhe hoxhës: ‘Ç’punë ke ti me protestën? Mos bëj punën e shejtanit! Komentuesit e masakrojnë

14:05 - 23/06/26
Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

13:45 - 23/06/26
“Paga mjerane, korrupsion dhe kosto e lartë e jetesës“, Gazeta italiane: Ja pse protestohet kundër Ramës

“Paga mjerane, korrupsion dhe kosto e lartë e jetesës“, Gazeta italiane: Ja pse protestohet kundër Ramës

13:20 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetimajbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş