GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Maas: Të tregohemi më të ashpër ndaj atyre që nxisin urrejtje

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Maas: Të tregohemi më të ashpër ndaj atyre që nxisin urrejtje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ballkani Perëndimor ishte në rend të ditës së Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme në Bruksel. Edhe pse pjesën më të madhe të debatit të krerëve të diplomacisë së 27 vendeve të BE-së e zuri kriza krijuar në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë,zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Bosnjë-Hercegovinë, u cilësuan nga pjesëmarrësit si tejet shqetësuese.

Maas: Të tregohemi më të ashpër

Ministri gjerman i punëve të jashtme Heiko Maas i konsideron zhvillimet në Ballkanin Perëndimor si nga “më të vështirat në të gjithë historinë e pasluftës”, siç tha ai pas takimit të ministrave të hënën në Bruksel. Ai tha se këto zhvillime nuk duhen anashkaluar, duke pasur parasysh sidomos tensionet e kohëve të fundit në Veri të Kosovës dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

“Ne duhet të mendojmë se si të veprojmë më ashpër ndaj atyre që i vënë në pyetje strukturat shtetërore, që i yshtin njerëzit me urrejtje e që duan t’i ndërpresin lidhjet me Bashkimin Evropian”, tha ministri gjerman në detyrë, të hënën në Bruksel, pas takimit me kolegët e tij nga BE. Ai shtoi: Duhet folur edhe për mundësinë e sanksioneve për të ndalur zhvillime të tilla”.

Nuk ka konsensus në BE për sanksionet

Vendosja e sanksioneve ndaj kryetarit të partisë Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNDS) të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili kohët e fundit i ka shtuar përpjekjet për të minuar shtetin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës, mbështetet kryesisht nga Gjermania, por edhe nga disa vende të tjera të BE-së, por jo të gjitha. Shtete si Polonia, Hungaria dhe Sllovenia që udhëhiqen nga nacionalistë, janë kundër. Sanksionet që vijnë në pyetje për ish-presidentin e serbëve të Bosnjës janë ngrirja e kontove në BE dhe moslejimi i hyrjes në BE.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në konferencën e shtypit, mbas takimit të hënën në Bruksel, vetë nuk i përmendi sanksionet e dëshiruara nga Gjermania.  Ai tha se “Bosnja Hercegovina duhet të mbetet e bashkuar. Çdo përpjekje për të krijuar shtete të reja dhe për ta ndarë duhen shmangur.” Sipas medias në rajon, Borrell vetë është kundër vendosjes së sanksioneve.

Hungaria është një nga vendet kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Dodikut. Këtu në Banja Lukë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke u pritur në aeroport nga Milorad Dodik, më 6 nëntor 2021.

Borrell: Kosova dhe Serbia të implementojnë marrëveshjet 

Sa i përket  Kosovës dhe Serbisë, Borrell tha se pret që të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura më parë, dhe shtoi se shpreson që qysh brenda këtij viti  “të mbahet një raund i mëtejshëm i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Debati  mbi Ballkanin Perëndimor që u zhvillua të hënën në Bruksel kishte si qëllim këmbimin e mendimeve ndërmjet anëtarëve. Në një letër që shërbeu si bazë për debatin e të cilën e ka edhe DË, situata politike në Ballkanin Perëndimor përshkruhej si “gjithnjë e më e sfiduese”. Në raport përmendej në mënyrë specifike kriza e thelluar në Bosnjë-Hercegovinë, tensionet në Veri të Kosovës si dhe tensionet ndërpartiake në Mal të Zi.

“Mbështetja e opinionit publik për integrimet në BE sa vjen e bie duke ia lënë vendin retorikave përjashtuese nacionaliste dhe politikave identitare”, thuhej në raport.

Të çelen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk ishte temë e bisedës së të martës. Por ministri gjerman Heiko Maas u shpreh edhe një herë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Bashkimi Evropian duhet të vërtetojë që është i besueshëm”, tha ministri në detyrë, “dhe të fillojë konferencat qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse edhe kjo mund të ketë një efekt stabilizues në të gjithë rajonin.”

Si Maas, ashtu edhe i  ngarkuari i BE-së me Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, konfirmuan se thuajse të gjitha vendet e mbështesin mbajtjen e konferencave qeveritare.

Komisioneri i zgjerimit Oliver Varheley, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takim,  kishte thënë të hënën paradite, se pas zgjedhjeve në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut shpreson për  më shumë progres. Bullgaria është i vetmi shtet që vijon ta mbajë peng fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut, dhe për rrjedhojë edhe të Shqipërisë. /DË

Etiketa: Ballkan PerendimorBEHeiko Masssanksione

Lajme të lidhura

Kosova në NATO? Rubio: Për momentin, jo në krye të axhendës
Breaking Views

Kosova në NATO? Rubio: Për momentin, jo në krye të axhendës

17:13 - 04/06/26
Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë
Botë

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë

15:11 - 04/06/26
Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës
Kosovë & Rajon

Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

14:15 - 03/06/26
Para
E rëndë, aksidenti i merr jetën 23-vjeçares shqiptare në Danimarkë

E rëndë, aksidenti i merr jetën 23-vjeçares shqiptare në Danimarkë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse

09:07 - 06/06/26

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në qytetin e...

Lexo më shumë
“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë përhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë përhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet edhe në Frankfurt

08:55 - 06/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 06/06/26
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’

Malaj refuzon dekoratat e Ramës: Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë

08:05 - 06/06/26
‘I gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit’, Paloka i nxjerr foton: Kryeministër që vetëm gënjen

‘I gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit’, Paloka i nxjerr foton: Kryeministër që vetëm gënjen

07:56 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş