GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fluturon Demo i Beratit/ I jep 400 mln lekë për asfalt ish-deputetit Kapllanaj

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
400 milionë lekë do të shpenzojë  kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, për të blerë asfalt. Gara për tenderin është mbyllur ditën e djeshme

400 milionë lekë do të shpenzojë  kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, për të blerë asfalt. Gara për tenderin është mbyllur ditën e djeshme

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

400 milionë lekë do të shpenzojë  kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, për të blerë asfalt. Gara për tenderin është mbyllur ditën e djeshme dhe fituese është firma  SHKELQIMI 07, mjaft e njohur për vjedhjen e tenderëve. Në dokumente tregohet qartë se ky tender është bërë për vjedhjen e këtyre 400 milionë lekëve, jo se vërtetë do të investohen për asfalt. Gjithashtu dhe për të mbushur arkën e oligarkut Shkëlqim Kapllanaj, si një nga “ortakët” e kryebashkiakëve mavi edhe pse anon nga krahu i bluve në politikë.

Për këtë tender kanë paraqitur interes edhe 3 firma të tjera, që Demo i ka skualifikuar që në fazën e parë.  Duke i lënë rrugën e hapur Shkëlqim Kapllanajt, vëllait të ish-deputetit Agron Kapllanaj. Edhe pse ishte një nga ofertat më të shtrenjta kompania e tij pa zhvilluar garë fare e mori tenderin.

Kështu, për të furnizuar me 1,420 ton asfalt Beratin, për gjashtë muajt e ardhshëm, Kapllanaj do të fus në xhep 400 milionë lekë.  Ky tender përveçse është një kontratë e pastër elektorale, nënshkruhet edhe në shkelje të thellë të ligjit mes paradoksesh që asnjë kriter nuk i justifikon. Sepse 400 milionë lekë asfalt do ishte tepër edhe sikur  Ervin Demo të rikonstruktonte çdo cep të qytetit.

Por, pa vënë re këto shuma, duke anashkaluar dhe abuzimet me ligjin, Agjencia e Prokurimit të Pronave e ka regjistruar normalisht këtë tender.

Ndërkohë Open Data Albania i jep “flamurin e kuq”, për shkak të riskut për manipulime dhe abuzime fondesh.

Sikur e kemi cituar më lartë firma  SHKELQIMI 07 është e regjistruar në emër të Shkëlqim Kapllanajt, vëllait të ish-deputetit Agron Kapllanaj. Ndërsa të dhënat e publikuara mbi këtë firmë tregojnë se në të vërtetë pas saj qëndron vetë Agroni. Për këtë kompania ka përfituar shumë tenderë edhe gjatë kësaj kohe që na qeverisin socialistët, kundërshtarët politikë të Kapllanajt.  Kjo kompani rezulton se gjatë këtyre viteve ka fituar edhe tenderë të tjerë në bashkitë e vendit. Plot 47 tenderë ka fituar gjatë këtyre 4 viteve, kompania e vëllait të ish-kryebashkiakut demokrat.

Ndërsa  më herët, gjatë viteve 2015-2019 kjo kompani  ka përfituar nga buxheti i shtetit plot 16 miliardë lekë. Epo kur vjen fjala te votat dhe tenderët, larg syve të publikut të mbajtët dhe të djathtët e gjejnë gjuhën e përbashkët. Ndërsa na lind pyetja në shkëmbim të sa votave ia ka falur Demo tenderin 400 mln lekë Kapllanajt? Përsëri është SPAK ai që duhet të ishte vënë në lëvizje dhe të kryente detyrën et tij.

Lexo edhe: Kapllanaj klienti i Ramës nga PD, Agolli e gostit me 2.2 miliard lekë të FSHZH-së

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimAgron Kapllanajasfaltbashkia beratervin demoshkelim kapplanajtender

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Lezhë, vidhen vilat e emigrantëve, banorët në panik

Lezhë, vidhen vilat e emigrantëve, banorët në panik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com