GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kush është 49-vjeçarja që plagosi mjekun grek dhe lidhja me burrat e pushtetshëm

08:30 - 16/11/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është 49-vjeçarja që plagosi mjekun grek dhe lidhja me burrat e pushtetshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jeta e Klodiana Çelës, 49-vjeçares e cila plagosi mjekun grek është vënë në qendër të mediave të vendit fqinj. Në një shkrim të publikuar nga ‘OEMA’, 14 vite më parë shqiptarja Klodiana Çela u njoh në një restorant në Athinë me babanë e vajzës së saj, mjekun grek të cilin e plagosi pak ditë më parë me armë zjarri. Mjeku po drekonte bashkë me një grup mjekësh dhe avokatësh teksa shijonin verën e tyre, ku u pa me shqiptaren, dhe u njohën. 

Ata që e njohin 49-vjeçaren flasin për një grua “merimangë”, tmerrësisht të bukur dhe të zgjuar e cila lëvizte mes qarqeve me lidhje të forta dhe shoqërohej me burra me pozitë të mirë financiare që i siguronin asaj një jetë luksoze. Mirëpo, sipas tyre ajo ka një të metë të madhe. Këmbëngul se ka armiq kudo. Këto fiksime e kanë çuar deri më tani dy herë në spital psikiatrik. Çela ka paditur në polici me dhjetëra njerëz nga nëna dhe motra e saj, e deri te avokatët. 

Klodiana Çela kishte pasur premisa për t’u bërë një artiste e madhe. Ajo u diplomua në fakultetin e arteve të bukura të Tiranës dhe udhëtoi drejt Greqisë në moshë të re duke u angazhuar në disa ekspozita pikture. Ajo u njoh me një marinar në Lixouri të Kelafonisë. Më pas ajo u largua për në Athinë duke marrë një deklaratë të nënshkruar prej tij në vitin 2003, se i kishte marrë borxh 85 mijë euro dhe do të kthehej sërish. Tashmë ajo kishte një pasaportë. Me një pamje mbresëlënëse, shqiptarja përdori disa avokatë për t’u futur në ambientet ku qëndronin shoqëritë më të larta të Athinës. Kështu, arriti të njihej me okulistin grek në fund të vitit 2007. Pas takimit që patën në restorant, pasuan disa takime të tjera dhe vizita në ekspozita pikture. Romanca e tyre e fshehtë zgjati për të paktën 2 vite. Shumë pak e dinin që mjeku dhe shqiptarja kishin një lidhje e cila disa vite më vonë pati fund dramatik. Pasi e plagosi me armë zjarri ajo e akuzoi atë se donte t’i merrte paratë dhe t’i rrëmbente fëmijën.

Lindja e Melinës në vitin 2009 solli krisje në lidhjen e çiftit. Klodiana u thoshte partnerëve me të cilët dilte se nuk mund të bënte fëmijë për të krijuar një lidhje të hapur me ta. Okulisti fillimisht nuk e besoi se vajza ishte e tij, dhe u desh të bënte testin e ADN për ta vërtetuar këtë gjë. Ai e pranoi menjëherë atësinë e fëmijës dhe nisi t’i jepte Klodianës, shuma deri në 4000 euro. Familja e tij dhe në veçanti gruaja e tij angleze me të cilën ishte takuar që kur ishte student në Mbretërinë e Bashkuar e pranuan situatën. Klodiana Çela fillimisht e pranoi këtë “kontratë” pasi me paratë që merrte nga mjeku grek siguronte një jetë luksoze duke shkuar në palestra të shtrenjta dhe duke veshur markat firmato. Pas disa episodesh përplasje me gruan e mjekut grek, në 2016, Klodiana Çela humbi kujdestarinë e fëmijës. 

Më vonë ajo tentoi ta rrëmbente fëmijën, por skenari i saj dështoi pasi shëndeti i vajzës u përkeqësua. Gjykata ia ndaloi takimet e gjata, ndërkohë që nuk duhet të afrohej më shumë se 100 metra pranë shtëpisë së mjekut dhe familjes së tij.

Etiketa: mjeku grekPlagosje

Lajme të lidhura

Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës
Aktualitet

Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës

15:45 - 22/01/26
Bordi i Paqes/ Merz: Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm!
Aktualitet

Bordi i Paqes/ Merz: Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm!

15:30 - 22/01/26
19 shtetet, kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes (LISTA)
Aktualitet

19 shtetet, kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes (LISTA)

13:58 - 22/01/26
Para
Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel, zbardhet axhenda

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel, zbardhet axhenda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK, ja kujt po i sekuestrohen pasuritë
Aktualitet

Akuzat për shpërdorim detyre/ GJKKO pushon çështjen për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

12:37 - 23/01/26

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm...

Lexo më shumë
Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos

Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos

12:18 - 23/01/26
Fusnin drogë në burg! Arrestohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe një efektiv policie

Fusnin drogë në burg! Arrestohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe një efektiv policie

12:11 - 23/01/26
Ministri i Drejtësisë kërkon hetim për gjyqtaren e Korçës Eglantina Mikani

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim për gjyqtaren e Korçës Eglantina Mikani

12:01 - 23/01/26
Kapet i shumëkërkuari në Dubai (Emri)

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn

11:39 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com