GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

VOA: Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Të mos bëjë gjykatësin

09:32 - 24/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
“Nuk kam frikë”/ Rama e largoi nga çdo post, Arben Ahmetaj flet për herë të parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi poshtë të enjten në mbrëmje akuzat e shumta publike të ngritura ndaj tij për implikim në çështjen e inceneratorëve dhe lidhje me sipërmarrësit që fituan koncensionet për ndërtimin e tyre. Gjatë një interviste në emisionin Opinion në Tv Klan, ai konfirmoi qartazi prishjen e marrëdhënieve të tij me kryeministrin Edi Rama, në kabinetet e të cilit ai shërbeu në pozicione të rëndësishme, duke qenë një ndër ministrat më jetëgjatë dhe më pranë tij.

Një javë më parë po në emisionin Opinion, i pyetur se çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn, zoti Rama deklaroi se “kush në ndërkohë gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë dhe qëllime të tjera, t’i dal për zot vetë pastaj”. Zoti Ahmetaj nga ana e tij, u përgjigj se “nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë”, duke shtuar se “nuk do desha të isha në pozicionin e kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Një sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, kryeministrin. Gjykatësi është pak i sikletshëm se duhet të njohësh procedurat dhe detajet”.

Kur nisi ndarja

Ndarja mes zotit Ahmetaj dhe kryeministrit u zyrtarizua në korrik të vitit të kaluar, kur zoti Rama e shkarkoi nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin, ndërsa disa javë më pas e largoi dhe nga funksioni i drejtuesit politik të Partisë socialiste në një nga qarqet e vendit. Ndaj të gjithë ish bashkëpunëtorëve të tij, që kanë përfunduar para drejtësisë, zoti Rama ka përdorur të njëjtin arsyetim se “përgjegjësia është individuale”, duke larë duart me ta. Edhe për këtë pozicionim të tij, zoti Ahmetaj pati një koment kur u shpreh se “nuk jam te historia “është përgjegjësi personale”, se kjo nuk është e para, por e fundit”.

Emri i zotit Ahmetaj lidhur me inceneratorët është ndër më të përfolurit, kryesisht nga opozita. Prokuroria e Posaçme ndërkohë, ka deklaruar publikisht se lidhur me procedurat për rastin e Elbasanit ajo po vijon hetimet sa i përket aktivitetit të disa institucioneve, përfshirë dhe zotin Ahmetaj, si ministër i Ekonomisë në atë kohë. Zoti Ahmetaj hodhi poshtë çdo pretendim për përfshirjen e tij, në asnjë prej procedurave për të tre inceneratorët, si në Elbasan, Fier apo Tiranë. “Unë dua të deklaroj që në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës unë nuk kam marrë pjesë, kam zero përfshirje. Unë nuk kam firmë te procedura e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe tek procedura e Tiranës”, tha ai, duke nënvizuar se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë nga Prokuroria.

Ish zëvendëskryeministri mohoi të ketë lidhje me tre sipërmarrësit, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalla, të cilët janë në kërkim për çështjen e inceneratorëve. Ndërsa pranoi njohjen me Mërtirin, ai tha se ky i fundit nuk rezulton si pronar i inceneratorëve, ndonëse Prokuroria e Posaçme e konsideron atë si pronarin e vërtetë të shoqërisë“Albtek Energy” sh.p.k. e cila fitoi koncensionin e inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë, sa i përket Klodian Zotos, ai u shpreh se kishte patur një njohje në distancë. Megjithatë, dokumenta të bëra publike nga gazetari Adriatik Doçi, e që sipas të cilit janë gjetur në kompjuterin e Zotos nga Prokuroria, duket se dëshmojnë një raport tjetër, madje të ngushtë.

Në vitin 2020, Zoto ka kërkuar dhe ka marrë konfirmim nga disa hotele të shtrenjta në qytete të ndryshme të Europës, se me kartën e tij, janë bërë pagesa për qëndrimin e zoti Ahmetaj në këto struktura luksoze. Zoti Ahmetaj tha se bëhet fjalë për “spekulime të pastra” dhe se “nuk kam fjetur unë, nuk kam paguar me kartën e Zotos, nuk ma ka ofruar Zoto kartën, nuk ja kam kërkuar Zotos kartën”. Ai deklaroi se nuk kishte qëndruar në hotelet e përmendura në dokumentat e gjetura në kompjuterin e Zotos, por nuk ka dha shpjegim se përse menaxherët e këtyre hoteleve, në të kundërt, kishin konfirmuar se ai kishte qenë klient i tyre dhe se pagesa ishte bërë nga karta e Zotos. Pyetjes se përse ai nuk kishte kërkuar nga këto hotele që të përgënjeshtronin një fakt të tillë, ai ju përgjigj duke thënë se “nuk kishte arsye pse ta bënte këtë”. Prokuroria e Posaçme po heton në lidhje me këto fakte dhe mësohet se ka dërguar letër-porosi në shtetet ku ndodhen hotelet ku sipas dokumentave ka qëndruar zoti Ahmetaj, për të patur një përgjigje zyrtare, e cila do të kishte dhe vlerën e provës.

Emri i zotit Ahmetaj dhe Zotos, u shfaq edhe në blerjen e një vile që partnerja e zotit Ahmetaj kishte bërë në një nga zonat turistike në bregdetin e Durrësit. Sipas dokumentave të publikuar pak kohë më parë nga Top Channel, ndonëse vila ishte blerë prej saj nga një biznesmen tjetër, kompania ndërtuese kishte komunikuar disa herë me Zoton për ecurinë e ndërtimit të vilës, si pronar i objektit. Por zoti Ahmetaj këmbënguli në faktin që pagesa për blerjen e vilës është kryer me transfertë bankare në emër të dikujt tjetër. “Unë nuk mbaj përgjegjësi se kush porosit e kush nuk porosit. Klodian Zoto nuk e ka pasur kurrë këtë vilë. Ky nuk është bërë ndonjëherë pronar për vilën, vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime, Erjola, kunata e saj janë pronarë të Gjirit të Lalzit, të tokës. Nuk ka lidhje Klodian Zoto. Është blerë me transfertë bankare nga Erjola, që nuk e ka fare emrin Klodian Zoto”.

Emri i zotit Ahmetaj u lakua së fundmi, pasi ish shefja e tij e kabinetit Alda Klosi, u arrestua pasi banesa e saj u vodh nga pastruesja, e cila e ka akuzuar si pronare të mbi 500 mijë eurove të gjetura në banesën e saj. Ish zëvendëskryeministri foli shkurtimisht për njohjen me të. “Alda Klosi ka ardhur nga Ujësjellësi i Tiranës tek Ministria e Ekonomisë. Ka ikur nga Ministria e Ekonomisë, e kam gjetur në Ministri të Financave, e kam lënë në Ministri të Financave dhe ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Në sytë e mi, ka qenë punonjës korrekt. Lidhja ime ka qenë vetëm zyrtare”, u shpreh ai, ndonëse në disa foto Alda Klosi shfaqet si pjesë edhe e stafit elektoral të zotit Ahmetaj, e angazhuar deri dhe në procesin e numërimit të votave.

 

Etiketa: AhmetajgjykatesKryesore1Rama

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
U arrestua për spiunazh, paraqitet në gjykatë rusja Timofeeva

U arrestua për spiunazh, paraqitet në gjykatë rusja Timofeeva

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com