GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova përfiton 75 milionë euro nga Bashkimi Evropian

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova përfiton 75 milionë euro nga Bashkimi Evropian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje financiare në vlerë prej 75 milionë eurosh në kuadër të programit të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i njohur me akronimin IPA, i cili financohet nga BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor

Fondet e përfituara të premten nga Kosova, përmes kësaj marrëveshjeje, do shfrytëzohen për sektorin e energjisë.

Marrëveshja hyn në fuqi nga 24 shkurti, tha Bislimi, duke shtuar se këto mjete do ndihmojnë në adresimin e ndikimit të krizës energjetike që Kosova, sikurse shtetet e tjera të Evropës, është duke e përjetuar.

“Ne menjëherë do të bëjmë kërkesë për disbursim të 90 për qind të fondeve të parapara me këtë marrëveshje. Pra për 67.5 milionë euro, të cilat pritet të disbursohen shpejtë në buxhetin e shtetit. Ndërkaq pjesa tjetër prej 7.5 milionë eurove do të shpërndahet gjatë vitit të ardhshëm pas plotësimit të kushteve të caktuara në marrëveshjen financiare”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Edhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, u shpreh se me këto mjete Kosova do ruajë qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike.

“Kjo është pjesë e 500 milionëshit si ndihmë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Arsyeja pse BE-ja ka mobilizuar këtë është sepse agresioni rus ndaj Ukrainës, ka pas ndikim në tregun botëror, posaçërisht në atë energjetik,” theksoi ai.

Që nga korriku i vitit të kaluar, qeveria ka vendosur masa emergjente të energjisë për shkak të krizës energjetike të Kosovës. Për të kursyer energjinë elektrike, qeveria e Kosovës, në tetor të vitit të kaluar ka ndarë gjashtë milionë euro për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, ndërkaq subvencionohen edhe faturat e konsumatorëve të cilët kursejnë energjinë elektrike.

 

Etiketa: euroEuropeKosova

Lajme të lidhura

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci
Kosovë & Rajon

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja
Kosovë & Rajon

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

08:50 - 11/07/26
Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së
Kosovë & Rajon

Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së

12:32 - 10/07/26
Para
Netflix lançon 5 lojëra për Android

Konkurrenca detyron Netflix të bëjë hapin e rradhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore
Aktualitet

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

09:51 - 13/07/26

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, por godina është blinduar nga masa të shtuara sigurie. Mësohet se,...

Lexo më shumë
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

09:33 - 13/07/26
FIFA i beson Iván Barton-it gjysmëfinalen Francë–Spanjë, arbitrit që vendosi në histori ‘Ligjin Vinicius’

FIFA i beson Iván Barton-it gjysmëfinalen Francë–Spanjë, arbitrit që vendosi në histori ‘Ligjin Vinicius’

09:06 - 13/07/26
Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, një e moshuar përplaset nga një fuoristradë

Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, një e moshuar përplaset nga një fuoristradë

08:26 - 13/07/26
Gjysmëfinalja 2.7 miliardë euro Francë-Spanjë, cila kombëtare kryeson dhe e nis si favorite në fushën e blertë

Gjysmëfinalja 2.7 miliardë euro Francë-Spanjë, cila kombëtare kryeson dhe e nis si favorite në fushën e blertë

08:24 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com