GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KPP “mbulon” abuzimin e Eriselda Sefës me 136 mln lekë, rrëzon ankesën se u dorëzua para afatit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
KPP mbulon abuzimin Sefës, rrëzon ankesën se u dorëzua para afatit

KPP mbulon abuzimin Sefës, rrëzon ankesën se u dorëzua para afatit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimi më i çuditshëm është ky i radhës nga Komisioni i Prokurimit Publik, ku shpëtohet vendimi abuziv i kryetares së Bashkisë Lushnjë. Kryebashkiakja Eriselda Sefën është denoncuar për kontratën me objekt  “Blerje makine teknologjike”. Për këtë makinë Sefa do të shpenzojë 136 milionë lekë pa TVSH. Nuk është makinë floriri, por makinë plehrash! Kompanitë e interesuara për këtë tender janë ofruar ta bëjnë këtë furnizim me çmim më të lirë.

Për të mos prishur planin e shpërdorimit të miliona lekëve, Sefa ka skualifikuar nga gara të gjitha ofertat më të lira dhe ia ka dhënë tenderin firmës me ofertën më të shtrenjtë. Në tabelën më poshtë shihet se firmat e tjera kanë paraqitur edhe oferta me vlerë 80 milionë lekë, apo 120 milionë lekë. Të paktën 16 milionë lekë më lirë se ofertat që janë klasifikuar si të vlefshme.

Tenderi është vlerësuar me “Red Flag” dhe ngrihet alarmi për vjedhjen që po bëhet përmes këtij tenderi. Si gjithmonë institucionet përgjegjëse e kanë anashkaluar këtë shkelje të Sefës. Në këto kushte, një nga firmat që paraqiti ofertën e saj më të lirë për këtë tender, ka bërë një denoncim në KPP. Konkretisht, kompania “Almeta GMBH” SHPK ka protokolluar ankesën me datë 15 shkurt 2022, menjëherë pasi është skualifikuar nga gara.

Ndërsa me datë 16 shkurt, Bashkia Lushnjë ka hedhur në sistem vendimin me kompanitë e kualifikuara. Ankesa kryesore e denoncuesit është skualifikimi i padrejtë nga gara dhe fakti që Eriselda Sefa ka hedhur në kosh të gjitha ofertat më të lira. Por, ky fakt nuk është marrë fare parasysh nga Komisioni i Prokurimeve Publike.

KPP është fokusuar tek dhjetëra justifikime që ta rrëzojë këtë ankesë dhe ta lehtësojë abuzimin e krybashkiakes socialiste.

Madje justifikimet janë qesharake. Shkaku kryesor që KPP nuk ka pranuar ankesën e “Almeta GMBH” SHPK është se ankesa është paraqitur një ditë para se Bashkia Lushnje të regjistronte në sistem tenderin me firmën fituese. Por, duhet të theksojmë këtu se, eliminimi i fazës së parë është bërë shumë më para datës 15 shkurt. Por as këtë KPP nuk e ka marrë parasysh.

Më tutje, Komisioni i Prokurimeve Publike shprehet se ankesa në fjalë nuk mund të pranohet sepse firma duhej të kishte bërë më parë një ankesë tek autoriteti kontraktor dhe më pas ta çonte çështjen në KPP. Në fakt janë të shumta rastet kur firmat e bëjnë ankesën njëkohësisht tek autoriteti kontraktor dhe tek KPP.  Por, sërish Komisioni i drejtuar nga Jonaid Myzyri, nuk ka marrë për bazë asnjë shkelje reale që është bërë në këtë tender. Për turpin e këtij komisioni, ankesa është anuluar 10 ditë pasi ajo është dorëzuar.

Duket qartë që komisioni po e mbron Eriselda Sefën dhe nuk vepron në bazë të ligjit. Kështu 136 milionë lekë nga xhepat e qytetarëve lushnjarë po keqadministrohen dhe përvetësohen në mes të ditës me diell!

Lexo edhe: Eriselda Sefa si Fatos Tushe, 250 mln lekë pa garë për 1 palestër

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
‘Kisha frikë të tregoja’, Madjel Husa: Si e çova trupin e shokut…

‘Kisha frikë të tregoja’, Madjel Husa: Si e çova trupin e shokut...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com