GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eriselda Sefa si Fatos Tushe, 250 mln lekë pa garë për 1 palestër

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Eriselda Sefa si Fatos Tushe, 250 mln lekë pa garë për 1 palestër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht skandalit me Fatos Tushen, i cili vodhi miliona lekë me tederë korruptivë, Bashkia Lushnje nuk u ndahet këtyre aferave. Edhe kryetarja aktuale Eriselda Sefa po vepron njësoj si paraadhësi i saj. Ditën e somte ajo ka mbyllur tenderin me vlerë 250 milionë lekë për rikonstruksionin e një palestre. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rehabilitim i palestres së shkolles “Foto Puka”, garën për të cilin Sefa e ka hapur vetëm 2 javë më parë.

8 kompani kanë paraqitur ofertat e tyre. Edhe pse 2 nga kompanitë kishinë ofertën më të lirë se fituesi, Sefa i ka skualifikuar me argumentin se nuk kanë deklaruar numrin e stafit të punësuar për këtë çështje. Me të njëjtin argument ka skualifkuar edhe 5 kompani të tjera, duke lënë në garë vetëm bashkimin e operatorëve “ZDRAVO” & “TOTILA” shpk. Menjëherë, pa zhvilluar një garë të mirëfilltë, Sefa ia ka falur tenderin dy drejtuesve Dashnoj Sinanaj dhe Jamen Toto.

Kështu, Open Data i ka dhënë këtij prokurimi “Flamurin e Kuq”. Duke treguar se ai përbën një risk të lartë për fondet publike. Këto të dhëna hedhin dyshime se në Bashkinë Lushnje vazhdojnë tenderët me fitues të paracaktuar. Dhe se paratë nuk shkojnë për projketin, por gjysmat në xhepin e oligarkëve.

Përfituesit

Dy kompanitë që duke garuar sëbashku kanë vjedhur këtë tender nuk janë të panjohura si për mediat edhe për Komisionin e Prokurimt Publik, që duhej të vepronte në këtë rast. “ZDRAVO” me administrator Dashnor Sinanajn, është një nga ato kompani që ka përfituar një pjesë të madhe nga projketi i 5 Majit. Ku Veliaj prishi dhjetëra shtëpi e do të ndërtojë palate. Të dhënat e Open Data, kanë treguar se Hartimi i projektit dhe zbatimi i Punimeve për ndërtimin e godinës 12 Seksioni B në zonës 5 Maji, ka si vlerë ofertë fituese 446. 888. 000 Lekë nga Bajrami N shpk dhe Zdravo shpk janë fituesit.

Zdravo shpk gjithashtu regjistron një numër të lartë tenderash nga Bashkitë. Vetëm në dy vitet e fundit Sinanaj ka lidhur 108 kontrata. Dhe i janë dhënë nga Thesari i Shtetit rreth 10 miliardë  lekë të vjetra për tenderët.

Gjithashtu, edhe kompania Totila shpk është e njohur për bashkëpunimet me Zdrava Shpk, ku sëbashku kanë marrë shumë tender pa garë. Por, edhe e vetme kjo kompani regjistrin mbi 5 miliardë lekë tenderë në 2 vite.  Ku evidentohet se është e preferuara e Bashkisë Berat dhe Skrapar. Të cilat i kanë listuar një sërë tenderësh pa garë.

Shkollat pa ngrohje, Sefa flet për palestër

Duke menduar që të mbulojë me para dy biznesmenët e sipërpërmendur, Sefa ka harruar se shkollat në Lushnje kanë nevojë për të tjera shërbime, se sa për palestër. Vetëm disa kohë më parë është publikuar në media se shumë shkolla në Lushnje nuk kanë ngrohje. Në godinat e tyre nuk ka ngrohje dhe nxënesit detyrohen të marrim mësim të veshur trashë me xhupa, kapuç dhe dorashka.

Dicitura: Shkolla Lushnje Prill 2021

Një prej këtyre është shkolla në Zgjanë të Lushnjës. Nxënësit janë veshur aq trashë sikur të ishin në Siberi jo në një shkollë në Lushnjë. Për mediat nxënësit dhe mësuesit janë ankuar se kjo situatë përsëritet cddo vit dhe askush nuk ka bërë gjë për ta.

Nxënësit: “Na ka thënë edhe mësueja të veshim shalla xhupa dorashka se është shumë ftohtë”.

Mësuesja: “Kalojmë duke lënë një 5 minutësh brenda orëve duke ngrohur duart dhe lojëra të ndryshme.

Epo këtë herë Sefa duhet të mendojë më gjatë, se palestra pret.

Lexo edhe: Protestojnë nxënësit e shkollës në Lushnje: Të rregullohet godina

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimEriselda SefangrohjeOpen Datapa garePalestërred flagShkollatender

Lajme të lidhura

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë
Breaking Views

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26
Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/  Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?
Breaking Views

Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/ Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?

21:50 - 07/07/26
Para
Zgjidhet rasti i Martinajt? Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë

Zgjidhet rasti i Martinajt? Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26

Dua Lipa godet kryeministrin Edi Rama në podcastin me Lea Ypin. Ajo është shprehur se është shqetësuese që Qeveria nuk...

Lexo më shumë
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26
Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

09:00 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com