GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Shqiptarët me rroga mjerane,Rama vendosi ‘regjim komunist’

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Shqiptarët me rroga mjerane,Rama vendosi ‘regjim komunist’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me aktivistë të PD-së të degëve 1, 3 dhe 4. Berisha u shpreh në fjalën e tij se Edi Rama në këto vite ka thelluar akoma më shumë borxhin publik, ndërkohë që nuk ka rritur as pagat dhe as pensionet për qytetarët.

Berisha u shpreh se Rama ka vendosur borde komuniste për të rritur çmimet e produkteve. Ai mori shembullin e Kosovës duke theksuar i shpërndau ato të ardhura për qytetarët.

“Ti nuk ke asnjë ndjenjë për këta njerëz. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat më të larra në rajon përfshirë këtu dy vendet anëtare të BE, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot i kemi 30-40% më të ulëta se në Kosovë. Dhe në disa sektorë edhe dy herë më të ulëta. Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë.

Por kryeministri dhe qeveria e Kosovës e ndjejnë që ajo ka detyrime ndaj qytetarëve.  Ato të ardhura janë të qytetarëve, dhe jo të një grushti qeveritarësh hajdutë që i përdor ato si personale. Nëse do ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave në të cilën ne, në dy mandate mbi 2-fishuam rrogat dhe pensionet e ulëta, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është. Shqiptarët do të kishin rroga 2 ose tre herë më të larta. A ka mundësia Shqipëria ta bëjë këtë? Mundësi absolute ka. Mos harroni një gjë.

U rritën rrogat dhe pensionet në një kohë kur por nga ato para që mblidheshin u ndërtuan 11 mijë km rrugë. Mbi 1300 shkolla, kopshte, objekte arsimore, mbi 700 sisteme ujësjellës kanalizime. Borxhi u rrit nga 58 në 62.6%. Borxhi i tij u rrit në 107. Imagjinoni pak çfarë ka ndërtuar ky në 9 vite në Shqipëri?! Vjedhje dhe vetëm vjedhje. Ekspertë të pavarur kanë konstatuar se në punimet publike është vjedhur 90% e fondit. Këta janë shndërruar në lukuni të vjedhjes së fondeve tuaja. Prandaj rrogat nuk rriten.

Edhe pse çmimet rriten në Shqipëri dhe kudo në botë. Por ky vë borde komuniste dhe me ato cakton çmime që nuk ekzistojnë askund. Mbledh me ato mbi normalen 520 mln euro. Dhe in dan me oligarkët e tij. I mblodhi Kosova, jo me borde. Ia ktheu qytearëve dhe biznesit. Kështu funksionon një shtet që nuk vidhet nga mëngjesi deri në darkë. Kurse këta vetëm vjedhin. A mundet ne ta pranojmë për kryeministër një njeri që vjedh shqiptarët. Nuk ka dënim më të madh që do na bëjë historia nëse nuk e shporrim atë dhe regjimin e tij”, deklaroi Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Ramarriti cmimet

Lajme të lidhura

Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Aktualitet

Sot dita e 49-të e revoltës në Tiranë, qytetarët në shesh kundër Ramës: Nuk ndalemi pa dhënë dorëheqjen

08:54 - 18/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Para
Neurologët tregojnë sekretin që të mos harrojmë gjërat

Neurologët tregojnë sekretin që të mos harrojmë gjërat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trafik minorenësh dhe skeda në Greqi! Detaje nga atentati në Sarandë, e shkuara kriminale e Thimjo Rubatit
Aktualitet

Trafik minorenësh dhe skeda në Greqi! Detaje nga atentati në Sarandë, e shkuara kriminale e Thimjo Rubatit

10:03 - 18/07/26

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me armë zjarri që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të...

Lexo më shumë
Messi flet për foton ikonike me Yamal: E lava kur ishte foshnjë dhe tani do të luajmë kundër njëri-tjetrit në finalen e Botërorit.

Messi flet për foton ikonike me Yamal: E lava kur ishte foshnjë dhe tani do të luajmë kundër njëri-tjetrit në finalen e Botërorit.

09:41 - 18/07/26
‘Finalja’ e humbësve, ndeshjen për vendin e tretë nuk duan ta luajnë as Anglia dhe as Franca

‘Finalja’ e humbësve, ndeshjen për vendin e tretë nuk duan ta luajnë as Anglia dhe as Franca

09:23 - 18/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

09:09 - 18/07/26
Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Sot dita e 49-të e revoltës në Tiranë, qytetarët në shesh kundër Ramës: Nuk ndalemi pa dhënë dorëheqjen

08:54 - 18/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com