GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Djemtë iu vranë për shezlonget, nëna: I gjeta të shtrirë…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Djemtë iu vranë për shezlonget, nëna: I gjeta të shtrirë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prindërit e dy vëllezërve Gocaj, të cilët mbetën të vrarë në atë që ka marrë emrin ‘masakra e Velipojës’ u janë rikthyer maktheve të asaj nate tragjike që u mori dy djemtë, vrasje ku mbeti viktimë dhe kamerieri Myzerim Zeneli. E gjitha filloi pas një debati për shezlongët e vendosura në vijën bregdetare në Velipojë.

Në rrëfim për emisionin “Uniko”, Angjelina Gocaj dhe bashkëshorti i saj tregojnë momentet kur kanë gjetur të dy djemtë e shtrirë në oborr. I vogli, Xhovani Gocaj, tregon e ëma, ishte ende gjallë. Ndërsa pak metra më tutje, ishte djali i madh i saj Edmond Gocaj, i mbuluar nga gjaku.

Pjesë nga biseda në emision:

Angjelina Gocaj: Unë punoj në kuzhinë, edhe djali i madh edhe djali i vogël. Kemi punuar si familje.

Spartak Koka: Atë natën e 26 Qershorit ju kishit mbaruar punën?

Angjelina Gocaj: Po, qëndruam me djemtë te shkallët jashtë edhe asnjë gjë nuk më shprehën. Pastaj jam ulur për të pushuar te dhoma. Pastaj kam dëgjuar krismat. Kam dalë te dera, kam dalë vrap, kam gjetur Xhovanin shtrirë. Kam dalë me vrap duke bërtitur, kam gjetur Xhovanin shtrirë gjallë. E kam gjetur poshtë shkallëve. E kam prekur me dorë, më ka shtrënguar dorën. Ishte gjallë, jepte shenja jete. Kam shkuar aty te ajo pema kam gjetur

Kujtimin Verracaku. Kam gjetur infermieren edhe të shoqen duke i dhënë ndihmën e shpejtë, se di ishte gjallë apo jo, vetëm i thoshte të lutem ma shpëto burrin. Xhovani ka qenë gjallë aty dhe i shtrirë. Dhe Hasanin (Verracakun) e kam gjetur këtu te Xhovani.

Spartak Koka: Po djalin tjetër ku e kishe?

Angjelina Gocaj: Këtu kam gjetur Edmondin të shtrirë, i larë në gjak. Kam rënë pa ndjenja s’kam ditur gjë.

Si ndodhi ngjarja

Në orët e para të 27 Qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku.

Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli. Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan. Debati degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli bilancin e rëndë.

Etiketa: djemteKryesore1shezlongetvrane

Lajme të lidhura

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën
Aktualitet

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

21:42 - 23/10/26
Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare
Aktualitet

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

20:39 - 23/10/26
Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë
Aktualitet

Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë

20:15 - 23/10/26
Para
Gasperini acarohet me tifozët e Milanit (VIDEO)

Gasperini acarohet me tifozët e Milanit (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com