GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Horoskopi

Horoskopi i Marsit sipas Meri Shehut: Kjo shenjë do bëhet me fëmijë

16:58 - 28/02/23
në Horoskopi
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi – Java e fundit e Shkurtit sipas Meri Shehu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java e parë e muajit Mars është më e mira për të përfituar një punë të re, thotë astrologia Meri Shehu, e ftuar në “Rudina” në Tv Klan. Sa i përket skenës planetare, kalimi i Saturnit në Peshk nuk  i favorizon shumë këta të fundit, por do jetë shumë i mirë për dy shenjat e tjera të Ujit si Akrepi e Gaforrja dhe të Tokës si Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi.

Edhe pse jemi në muajin e Peshqve, ata nuk janë më të favorizuarit e muajit Mars. Në renditjen e përmuajshme të shenjave, është pikërisht ajo që i shpëton pas 3 vjetësh ndikimit të Saturnit e cila merr kryesimin.

12. Shigjetari

Do kenë një katërkëndësh të fuqishëm me Saturnin në shenjën e Peshqve dhe kjo do ndodhë në çështjet familjare. Shumë Shigjetarë që kanë qenë të ndryshueshëm ose kanë bërë plane me  lehtësi, tashmë nuk do i bëjnë dot më dhe do kenë më shumë përgjegjësi në aspektin familjar qoftë ndaj prindërve, qoftë ndaj familjarëve dhe projekteve të rëndësishme familjare.

11. Virgjëresha

Kemi Hënën e plotë në Virgjëreshë kështu që marrin një lajm të mirë me këtë Hënë në shenjën e tyre, do jetë në fokus të lajmeve dhe të ngjarjeve por do jetë një nga shenjat që për 3 vjet do ta ketë Saturnin përballë. Do kenë kujdes në partneritete, mund të martohen, por do kenë kushte të vështira përballë tyre që duhet t’iu përshtaten.

10. Demi

Është një shenjë e Tokës që nën ndikimin e Hënës së plotë në Virgjëreshë del bukur, por Saturni në Peshk do i godasë në diagonalen dashuri-shoqëri. Mund të humbin një dashuri ose shoqëri të madhe, pra duhet  të kenë kujdes se si do i menaxhojnë marrëdhëniet e tyre me njerëzit e dashur.

9. Binjakët

Do sprovohen në karrierë dhe në planet për të ardhmen, kushtet do jenë më të vështira. Nuk do marrin dot më vendime për të ndryshuar kollaj kushtet e tyre. Mund të kenë probleme me eprorë, me ligjin dhe situata që në këtë 3-vjeçar doi vënë përballë një palëvizshmërie të madhe në jetën e tyre.

8. Peshqit

Saturni në shenjën e tyre i fut në një periudhë nga më të fuqishmet dhe më të vështirat. Shumë Peshq do marirn vendime të rëndësishme, mund të fejohen e martohen, të marrin një përgjegjësi më shumë. Saturni i fut përballë një përgjegjësie të madhe dhe si shenjë delikate, i shohin me vështirësi, do kushtëzohen, por do rriten e fuqizohen, por duhet të kenë shumë kujdes sepse depresioni dhe përballja me realitetin do i vërë përballë një kushti të vështirë mendor.

7. Luani

Do çlirohen nga Saturni në Ujor përballë shenjës së tyre. Kanë kaluar një 3-vjeçar shumë të vështirë, tani do merren me ekonominë, me të ardhurat dhe çfarë do mbledhin nga të tjerët dhe çfarë  kanë humbur këtë 3-vjeçar, do shohim rezervuarët e tyre me sa vështirësi ose lehtësi do t’i mbushin në këtë kohë ose fillojnë të mendojnë për të ardhmen e tyre.

6. Dashi

Janë shumë mirë me Jupiterin në shenjën e tyre, por Saturni në Peshk i vë përballë një pune të vështirë ose problemi të fortë ligjor. Për këtë 3-vjeçar nëse Dashët nuk kanë pasur marrëdhënie korrekte ligjore, mund të bien pre e narkotikëe, e ligjit, e punëve që bëhen me narkotikë ose punë të fshehta e të dyfishta që mund t’i vënë në vështirësi shumë të madhe. Saturni në Peshk prek anën e narkotikëve dhe ilaçeve jashtë mase dhe mund të shohim ose një shtim të madh të tyre ose ligjësim të disa situatave që lidhen me to.

5. Peshorja

Do merret me Saturnin në shenjën e Peshqve me punën dhe me shëndetin. Peshoret nëse janë shëndoshur, do bëjnë dieta shumë  të rëndësishme.

4. Bricjapi

Saturni është planeti i tyre, futet në Peshk, do i bëjë pak më romantikë  dhe do qetësohen. Do futen në projekte të buta, turizmi dhe komunikim me të tjerët. Do përshtaten pak më mirë në rrethanat e reja sepse Saturni kalon në një shenjë më komunikative dhe do u japë dominanca më pozitive.

3. Akrepi

Saturni në Peshk është në një nga shenjat e Ujit që e favorizon, e fut në një plan, projekt, i bën me fëmijë, i fut në punë serioze, i vë një detyrim që duhet t’i përgjigjen, por mbi të gjitha mund të gjejnë një partner shumë të qëndrueshëm në jetën e tyre ose të marrin një pasuri të mohuar deri tani.

2. Gaforrja

Saturni në shenjën e Peshqve këtë 3-vjeçar bëhen gati për marrëdhënie të fuqishme me jashtë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe një situatë të fortë filozofike apo fetare që mund të përshtatet, por duhet të kenë kujdes nga mësuesit e rremë, profetët apo udhëheqësit  që mund t’i drejtojnë drejt një rruge të gabuar. I presin marrëdhënie të qëndrueshme, martesa e fejesa këtë 3-vjeçar.

1.Ujori

Shpëtojnë nga Saturni në shenjën e tyre dhe janë lodhur, ai kalon në aspektet ekonomike, në Peshk,  më i butë për ta. Ikin nga pengesat personale dhe do saktësojë shpenzimet e të organizojë anën ekonomike. Hyjnë në një fazë të mirë ekonomike për ta. Hëna e plotë në Virgjëreshë do iu japë punë dhe shumë njerëz do kapin punë të rëndësishme që dalin këtë javë të parë të Marsit dhe iu jep mundësi të përfitojnë diçka.

Etiketa: HoroskopiMeri Shehu

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Dhjetor 2025

07:39 - 05/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 dhjetor 2025

07:31 - 04/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Dhjetor 2025

07:38 - 03/12/25
Para
Gjici: Të mbajmë larg euforinë pas fitores, ja kur do jetë gati stadiumi

Habit Gjici: Kuksianët do kthehen nga Anglia për të jetuar në Kukës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com