GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Shembja e ndërtesave 50 vjeçare? Ide e kopjuar…

20:05 - 28/02/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Dikur: Edhe bukë edhe cirk!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi – Nëse do të isha i interesuar për të ndërtuar në Tiranë, problemi më i madh do të ishte gjetja e truallit. Ka pak troje të lira. Shumë pak. Edhe ato pak troje që kanë mbetur kanë një çmim të tillë a thua se po te hapesh një gropë do të dalë naftë!

Një zgjidhje mund të ishte tërmeti. Bie tërmet, godinat marrin disa krisje dhe një komitet ekspertësh e lehtëson punën duke i vënë kryqin godinave. Shpejt e shpejt mbi të “vjetrën” brenda natës lind e “reja”. Rrethim i truallit të ri. Tabelë dhe njoftim për shitje. Okazion.

Tërmetet ende nuk i komandojmë dot, por dimë që nuk ka hall pa derman.

Zgjidhja është para syve. Është fakt se këto vite më shumë godina ka shembur “qeveria” se tërmeti. Pse të mos bëjmë një “tërmet”?

Dhe ky “tërmet” është i bekuar sepse ti mund të parashikosh jo vetëm vendin ku do të bjerë tërmeti, por edhe kohën. Për shembull mund të bjerë në qendër të Tiranës, por jo në periferi, mund të bjerë në Durrës, Vlorë, Fier, Sarandë, por jo në Librazhd, Çorovodë, Maliq etj etj.

Ku do të bjerë saktësisht ky “tërmet”? Saktësisht aty ku ndërtuesi vendos syrin. Trualli lirohet. Kaq e thjeshtë.

Eureka!

Si do të bjerë “tërmeti”?

Tërmeti këtë radhë mund të vijë në formën e një projek-vendimi. Godinat e ndërtuara para 50 viteve do të prishen. Pse? Për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja? Jo, kurrsesi! Godinat prishen sepse nuk plotësojnë kushtet e sigurisë! Jeta e shqiptarit mbi të gjitha. Qeveria përkujdeset për sigurinë, për modernizimin, për standartet perëndimore.

Ndokush, nga ata që kërkojnë qimen në qull mund të pyesë:

Nëse qeveria e ka hallin te siguria:

1. Sa pallate të reja kanë shkallë anësore emergjente?

2. Sa ashensorë kanë kohë pa u inspektuar apo nuk janë inspektuar fare?

3. Pse në flotat e mjeteve të transportit publik (autobuzë urbanë e interurbanë, furgonë etj) jane mjetet më të vjetra?

4. Pse do të inspektojnë ndërtesat dhe jo urat dhe tunelet që janë ndërtuar para 50 vitesh?

5. Po digat e ujëmbledhësve të ndërtuar para 50 viteve?

A është origjinale ideja e shembjes së godinave 50 vjeçare? Jo. Është ide relativisht e re, por jo origjinale. Origjinali është në Moskë. Por në Moskë (më 2017) janë treguar më të sinqertë. Nuk kanë bërë projek-vendim për sigurinë e godinave. Nuk janë sorollatur me Institutin e Ndërtimit, por thjesht kanë thënë: do t’i prishim godinat 5 katëshe të ndërtuara në kohën e Hrushovit dhe do të ndërtojmë kulla.

Në Moskë nuk thanë që e kemi hallin te siguria e ndërtesave. Aty u bë e qartë se halli ishte te siguria e parave.
Sigurisht te ne halli është te siguria e njerëze jo te siguria e parave (të pista)!

Etiketa: Lutfi DervishiShembja e ndërtesave

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Berisha: Balla dhe Gjiknuri organizuan gjobëvëniet e McGonigal

Vula e PD, Berisha paralajmëron Ramën: Faturën do e paguash ti!

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com