GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

I riu habit policinë, i gjejnë të “dashurën” 800-vjeçare në çantë

në Botë, Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
I riu habit policinë, i gjejnë të “dashurën” 800-vjeçare në çantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Peru ka bërë një zbulim të habitshëm kur ushtruan kontroll ndaj një korrieri pasi ky i fundit ishte sjellë si i dehur në një sajt arkeologjik antik në Puno. Brenda çantës së termusit të tij ndodhej një mumie antike. Personi që e kishte tha se ndante dhomën me të dhe e konsideronte si të dashur.

Ai e kishte futur mumien në çantë që t’ua tregonte shokëve. I arrestuari tha se e quante atë “Juanita” dhe e mbante në një kuti pranë televizorit. Korrieri shtoi se mumien e zotëronte babai i tij, por pa specifikuar se si i ati e kishte marrë në zotërim.

Ekspertët thonë se kufoma është 600 deri në 800-vjeçare dhe se i përket një mashkulli të rritur e jo femre siç pretendonte korrieri.

BBC shkruan se sipas llogaritjeve, mashkulli i mumifikuar është më shumë se 45 vjeç dhe 1.51 metra i gjatë. Mumia është mbështjellë me fasho në pozicionin e fetusit, diçka normale për varrimet pre-hispanike në zonë.

Mumifikimi ishte një praktikë e disa kulturave të ndryshme në Peru para arritjes së pushtuesve spanjollë. Disa mumie u varrosnin ndërsa të tjera nxirreshin për festivalet kyçe.

Policia ka sekuestruar mumien dhe ia ka dërguar atë Ministrisë së Kulturës. Korrieri që e transportonte dhe dy miqtë e tij, janë të moshave nga 23 deri në 26 vjeç.

Ata u vunë në pranga dhe po hetohen për krime ndaj trashëgimisë kulturore të Perusë.

Etiketa: PeruTE DASHUREN

Lajme të lidhura

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Çmimi i naftës bie përsëri, tregjet globale me sytë nga bisedimet SHBA-Iran

15:29 - 23/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Shtator 2026

07:28 - 23/09/26
Trump falënderon Shqipërinë dhe Kosovën në OKB: Janë angazhuar për stabilizimin e Gazës
Aktualitet

Trump falënderon Shqipërinë dhe Kosovën në OKB: Janë angazhuar për stabilizimin e Gazës

18:04 - 22/09/26
Para
Dialogu Kosovë-Serbi, çfarë mendojnë analistët

Dialogu Kosovë-Serbi, çfarë mendojnë analistët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gary Lineker: Refuzova të punoja me FIFA-n pasi më kërkuan të takohesha me Putin
Sport

Gary Lineker: Refuzova të punoja me FIFA-n pasi më kërkuan të takohesha me Putin

18:01 - 23/09/26

Gary Lineker refuzoi të punonte për FIFA-n pasi iu kërkua të takonte Vladimir Putinin ndërsa drejtonte ceremoninë e hedhjes së...

Lexo më shumë
Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

17:38 - 23/09/26
Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

17:13 - 23/09/26
Përkeqësohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Përkeqësohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

16:55 - 23/09/26
Ish-drejtoresha e SHISH e përfshirë në dosjen e Ergys Agasit, Vlora Hyseni del nesër para GJKKO

Ish-drejtoresha e SHISH e përfshirë në dosjen e Ergys Agasit, Vlora Hyseni del nesër para GJKKO

16:34 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com