Një zjarr ka përfshirë një lokal në Karbunarë të Vogël, i cili është shkrumbuar totalisht.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Karbunarë të Vogël, ku një bar-kafe është përfshirë nga flakët dhe është djegur totalisht.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë gjatë natës dhe për shkak të përhapjes së shpejtë, ambienti ka pësuar dëme të mëdha materiale, duke u shkrumbuar plotësisht.
Fatmirësisht,nuk raportohet për persona të lënduar.
Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa pritet që hetimet dhe verifikimet e mëtejshme të përcaktojnë me saktësi rrethanat e plota të ngjarjes dhe vlerën e dëmeve.









Discussion about this post