GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FC Ballkani ka bërë “gangsterin” ndaj gjyqtarëve sipas FFK-së

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FC Ballkani ka bërë “gangsterin” ndaj gjyqtarëve sipas FFK-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka hapur procedurë disiplinore ndaj Ballkanit dhe zyrtarëve të saj më të lartë, përfshirë presidentin Arsim Kabashi dhe trajnerin Ilir Daja, për sulm dhe kërcënim ndaj gjyqtarëve pas barazimit me Dukagjinin në fundjavë.

Ballkani u ndal nga Dukagjini me një barazim 1:1 të dielën në Suharekë, duke lëshuar mundësinë ta rrisë epërsinë ndaj Dritës në krye të tabelës në Superligë.

Në raportin e tij të ndeshjes, gjyqtari Alban Shala shkroi se një grup tifozësh të kampionit në fuqi kishin tentuar ta sulmonin atë dhe gjymëtarët e tjerë të ndeshjes në Suharekë.

Po ashtu, në raport ai shkroi se presidenti i klubit Kabashi ishte futur në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve duke i kërcënuar dhe fyer ata në baza familjare.

Komisioni i Garave ka nisur procedurë ndaj Ballkanit për lëshim në organizimin e ndeshjes, pasi tifozët e saj hodhën shishe dhe gjësende të tjera në drejtim të gjyqtarit Shala dhe ndihmësve të tij, si dhe tentimin për t’u futur në dhomën e tyre të zhveshjes.

“FC ”Ballkani”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC dhe një shishe qelqi në drejtim të arbitrit kryesor dhe asistentëve të tij…në tunelin e stadiumit ishin grumbulluar 15/20 persona të pa autorizuar (civil), të cilët kanë ofenduar/fyer FFK-së dhe tentuan ti sulmojnë gjyqtarët, por fal ndërhyrjes së policisë u evitua incidenti”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Garave.

Presidenti Kabashi do të hetohet për futje në ambientet e ndërrimit të gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes.

“Pas përfundimit të ndeshjes, në dhomë e zhveshjes të arbitrave, ka hyrë kryetari i klubit Arsim Kabashi dhe i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar ata edhe në baza familjare. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Dukagjini”.

Procedurë disiplinore është hapur edhe ndaj trajnerit Ilir Daja, i cili akuzohet se për deklarata fyese ndaj Komisionit të FFK-së.

Edhe zv.menaxheri Idriz Hajrizi dhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi janë duke u hetuar për kërcënim dhe fyerje ndaj gjyqtarëve.

 

 

nacionale

 

 

Etiketa: FC BallkaniKosovaSport

Lajme të lidhura

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Para
Tragjedia ‘shuan’ armiqësitë, Turqia mesazh ngushëllimi për Greqinë

Tragjedia ‘shuan’ armiqësitë, Turqia mesazh ngushëllimi për Greqinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar ndërhyrjen për ndërtim në zonën e kompleksit Taivan, në Parkun Rinia, duke...

Lexo më shumë
Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë ne pak ditë

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë ne pak ditë

10:12 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com