GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi në Zall Herr: Ju doni ujë dhe rrugë, por Veliaj do kulla

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi në Zall Herr: Ju doni ujë dhe rrugë, por Veliaj do kulla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka zhvilluar bashkëbisedim me banorët e Zall-Herrit. Ai është njohur me problematikën e këtij komuniteti të lënë në harresë nga bashkia e Tiranës, duke thënë se propaganda e Erjon Veliajt do të marrë fund.

Kandidati i partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me banorë të Zall-Herit. Vetë banorët i janë drejtuar Këlliçit se ndihen të harruar pasi vitesh në këtë zonë vuajnë mungesën e infrastrukturës së ujit të pijshëm.

“Uji i pijshëm është kryesori; edhe me një degëzim,  sa të mundeni, një asfalt drejt rrugës kryesore”, tha një banor.

“Në çdo qytet të bukur të botës kanë një ditë fshatarët që dalin dhe shesin në rrugë dhe me taksë zero”, shtoi një tjetër.”Nuk kemi as rrugë as ujë të pijshëm, dy gjëra kryesore për mbijetesën e njeriut. Ai bën reklamë”

Të lënë pas dore prej vitesh nga bashkia, banorët e Zall-Herrit kanë marrë premtimin e kandidatit Belind Këlliçi, i cili tha  se  propaganda e Veliajt me video dhe foto, e cila është jashtë realitetit me të cilin po bashkëjetojnë banorët, do t’i vijë fundi.

“Nuk e di kur është parë Veliaj duke bërë ndonjë punë. Duke bërë ndonjë foto e video e keni parë…”, u shpreh Këlliçi

Ai shtoi se zgjidhja e problemeve të fshatrave të Tiranës do të nisë nga fuqizimi i drejtuesve të njësisë administrative, që do të ketë një rol të veçantë.

“Problemi është këtu: duke ua centralizuar çdo gjë Veliaj,  te zyra e vet, te sheshi ‘Skënderbej’, aty në qendër, ju nuk merrni dot asnjë informacion, asnjë shërbim dhe nuk keni kontakt. Ai e ka mendjen te këto kullat, te katet pa leje, te ndonjë aferë korruptive për inceneratorin, te ndonjë leje ndërtimi. Nuk e ka mendjen te qytetari, te fshati te problemet e njerëzve prandaj ka një rol të veçantë kryetari i njësisë administrative”, theksoi ai.

 

 

Etiketa: KelliciKryesore1kullaVeliaj

Lajme të lidhura

PD dënon publikimin e pamjeve të punonjëses së Kuvendit: Veprim denigrues dhe dhunë ndaj dinjitetit të saj
Breaking Views

PD dënon publikimin e pamjeve të punonjëses së Kuvendit: Veprim denigrues dhe dhunë ndaj dinjitetit të saj

23:05 - 27/07/26
Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!
Aktualitet

Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!

21:45 - 27/07/26
Arben Kola nga protesta: Policia futi individë të lidhur me bandat, të thernin Gent Prognin!
Aktualitet

Arben Kola nga protesta: Policia futi individë të lidhur me bandat, të thernin Gent Prognin!

20:28 - 27/07/26
Para
Commisso nuk kursen ngacmimet ndaj Juventusit

Commisso nuk kursen ngacmimet ndaj Juventusit

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD dënon publikimin e pamjeve të punonjëses së Kuvendit: Veprim denigrues dhe dhunë ndaj dinjitetit të saj
Breaking Views

PD dënon publikimin e pamjeve të punonjëses së Kuvendit: Veprim denigrues dhe dhunë ndaj dinjitetit të saj

23:05 - 27/07/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas publikimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!

Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!

21:45 - 27/07/26
Përplasen dy makina në Durrës, njëra përfundon e përmbysur, një i plagosur dërgohet në spital

Përplasen dy makina në Durrës, njëra përfundon e përmbysur, një i plagosur dërgohet në spital

21:35 - 27/07/26
Ekstradimi/ Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

Ekstradimi/ Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

21:34 - 27/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com