GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çështja MCGonigal, Salianji: Rama nuk pati guxim që të…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja MCGonigal, Salianji: Rama nuk pati guxim që të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se në përpjekje për të shmangur përgjegjësitë e Ramës nga çështja ‘McGonigal, deputetët socialistë janë të gatshëm që të flasin çdo gjë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji gjithashtu u shpreh se vetë Rama nuk pati guxim që të jepte përgjigje për aktakuzën zyrtare të McGonigal.

“Në tentativë për të shmangur përgjegjësinë e kryeministrit, deputetët e PS-së flasin për gjithçka, flasin për 3 gra fatkeqe të vrara dje për faj të sistemit të ngritur nga Edi Rama. Për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë, sistemit të burgjeve. Asnjë prej ministrave këtu, asnjë prej deputetëve nuk thërritet nga gjyqësori shqiptar pavarësisht akuzave për korrupsion.

S’ka guxim që t’i thërrasë as për ti pyetur. Dështimi i ministrisë së brendshme dhe policisë së shtetit, ku një kriminel qarkullonte i lirë në kryeqytet, kreu 3 krime të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës. Roli i papagallit bëhet kur e përcakton fjalinë siç jua thonë. Ministri i brendshëm dhe policia e shtetit, prej orësh dje nuk patën fuqi që ta neutralizonin.

Institucionet e drejtësisë duhet t’ju thërrasin ju kur publikohen të dhëna se si shfrytëzoni pushtetin tuaj për qindra mijëra euro që merrni me tendera. Kur ndërhyni me biznese private. S’ka guxim kush që t’i heqë të drejtën opozitës për të folur. Kryeministri tha sot disa të pavërteta. Po lexoj se çfarë thotë aktakuza, sipas të cilës kryeministri është kapur, i përmendur 14 herë. Nga ana tjetër, duhet ta dijë secilido qytetar shqiptar, pse nuk përmendet vetëm një herë në aktakuzë por 14 herë. Pse nuk pati guximin Rama për t’u përgjigjur për aktakuzën zyrtare. Këtu po ju lexoj VOA-n.

Po e citoj të plotë, jo si u shmang Rama. Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së. Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i SHISH. Ky person ka paguar për shpenzimet e udhëtimit. Person ii dytë ishte një shtetas shqiptar i punësuar nga një kongolmerat kinez energjie. Pse nuk iu përgjigj kryeministri, cili është kontrata e kryeministrit me një këshilltar privat. Pse ky këshilltar privat ka akses në emailin e kryeministrisë? Të dy personat Rama i njeh mirë,” tha Salianji.

Etiketa: ceshtjaKryesore1McGonigalRama

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Trondit Ish-futbollisti: Vrava një mafioz, trupin ia hodha në liqen

Trondit Ish-futbollisti: Vrava një mafioz, trupin ia hodha në liqen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com