GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Batatina nuk “brengoset” nga paralajmërimi i FIFA-s

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Batatina nuk “brengoset” nga paralajmërimi i FIFA-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se nuk trembet aspak për paralajmërimin që e mori nga FIFA në mesjavë se klubi i tij mund të përballet me dënim të rëndë deri në heqjen e pikëve apo përjashtim nga Superliga, nëse nuk i ia lanë borxhin ish-trajnerit të ekipit të të rinjve.

Shtëpia e futbollit botëror i dërgoi letër Llapit të mërkurën më 1 mars, duke e njoftuar se do t’ia ndalojë blerjen dhe regjistrimin e futbollistëve të rinj, nëse nuk i shlyen detyrimet ndaj ish-trajnerit të ekipit të vet U19, Alan Clark, në një afat të shkurtër kohor.

Por dënimi i Llapit mund të jetë ende më i rëndë nëse klubi vazhdon të këmbëngul në mos pagimin e borxhit.

Dhe Batatina nuk ka shfaqur aspak shqetësim për këtë çështje kur është pyetur nga Gazeta Nacionale.

‘Hiç s’dua të merrem me atë lloj pune. Fare nuk brengosem (trembem) për atë punë, hiç”, tha Batatina.

“Jo, jo hiç nuk është telashe”, këmbënguli ai kur u pyet nëse është i vetëdijshëm se mund të përjashtohet nga Superliga.

Clark, një trajner afrikanojugor, e fitoi rastin kundër Llapit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Zvicër në fund të janarit, për borxhin e papaguar gjatë kohës sa ishte trajner i ekipit të të rinjve.

Por pavarësisht se KAS-i e kishte urdhëruar Llapin t’ia shlyente borxhin 43-vjeçarit, klubi nga Podujeva nuk e kishte marrë mundin ta bënte një gjë të tillë.

Si pasojë, Clark e çoi fituesin e Kupës së Kosovës në FIFA, e cila e ka paralajmëruar Llapin – në një email konfidencial që e ka parë Gazeta Nacionale – se do të dënohet nëse nuk ia paguan shumë shpejt borxhin trajnerit afrikanojugor.

Nëse Llapi nuk i lanë detyrimet ndaj Clarkut brenda një afati shumë të shkurtër, atëherë FIFA do t’ia ndalojë regjistrimin e lojtarëve derisa borxhi të paguhet plotësisht.

Llapi i ka mijëra euro borxh Clarkut, por shuma e saktë dhe hollësitë e këtij rasti nuk janë bërë publike për shkak të sekretit profesional.

Borxhet e klubeve ndaj trajnerëve dhe futbollistëve në futbollin kosovar janë një çështje serioz dhe rasti i Clark është dëshmi se përfaqësimi nga njohësit e fushës apo avokatëve është shumë i rëndësishëm që futbollistët apo trajnerët t’i realizojnë të drejtat e tyre dhe të kompensohen për atë që iu takon por iu mohohet nga klubet.

Clark e kishte konfirmuar për Gazetën Nacionale fitimin e rastit kundër Llapit në KAS një muaj më parë.

“Jam i kënaqur që drejtësia ka triumfuar dhe shpresoj se përvojat me të cilat unë dhe familja ime u desh të përballeshim nuk do të përballet asnjë koleg profesionist në të ardhmen”, tha Clark për Nacionalen.

Llapi i detyrohet trajnerit afrikanojugor paga të mbetura nga marrëveshja që kishte me të gjatë sezonit 2020/21 kur Clark udhëhoqi ekipin U19 llapjan.

Ai ishte emëruar ndihmëstrajner i parë i Tahir Batatinës së pari në vitin 2020, para se të zhvendosej në postin e trajnerit të U19 pak kohë më vonë.

nacionale

 

Etiketa: BatatinaFutbollSport

Lajme të lidhura

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia
Sport

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Para
Ekzekutimi i 3 grave, Ligjet kërkojnë informacione…

Ekzekutimi i 3 grave, Ligjet kërkojnë informacione...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën
Aktualitet

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në Spitalin e Vlorës, ku një paciente rreth 75 vjeç...

Lexo më shumë
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

10:12 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com