GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E kapën duke vjedhur pula dhe e rrahën, hajduti vdes në spital

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sëmundja që po ngordh me qindra mijëra pula në Durrës, vjen reagimi i AKU
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rast i grabitjes së shpendëve, që u regjistrua mbrëmjen e 25 shkurtit në qytetin e Kuçovës, ka përfunduar tragjikisht për 54-vjeçarin, i cili në gjendje të dehur hyri për vjedhur në një banesë të zonës.

Mësohet se Lefter Brisku ka ndërruar në spitalin e “Traumës” në kryeqytet, aty ku ishte shtruar për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore të specializuar, pas ngjarjes së 1 jave më parë.

Ngjarja

Kujtojmë se mëngjesin e të dielës 26 shkurt uniformat blu në një njoftim të shpërndarë për mediat bënin me dije se “në lagjen ’11 Janari’ shtetasi L.B., 54 vjeç, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues në Kuçovë”.

Më tej në njoftim thuhej se qendra operative e policisë ishte njoftuar nga pronari i banesës se një person kishte hyrë për t’a vjedhur dhe se grabitësi kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Pas sinjalizimit policia mbërriti në vendngjarje, ku mësuan se 54-vjeçari Lefter Brisku kishte dështuar në misionin e tij për t’u larguar nga banesa, ku kishte hyrë për të vjedhur pak pas mesnate

Kjo pasi ishte përballlur me pronarin e shtëpisë, i cili e kishte kapur “mat” në oborr, me thesin e pulave që sapo kishte vjedhur në kotec.

Kjo pasi ishte përballlur me babain e 22-vjeçarit, që është pronari i shtëpisë, i cili e kishte kapur “mat” në oborr, me thesin e pulave që sapo kishte vjedhur në kotec.

Pasi u zbulua, 54-vjeçari është dhunuar nga i riu me inicialet B.Sh., i cili u sinjalizua nga i ati për grabitjen. Hajduti, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka pësuar fraktura të forta në kokë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti dhe ambulanca, e cila transportoi 54-vjeçarin drejt spitalit të Kuçovës, ku edhe iu dha ndihma e parë.

Më pas grabitësi është transportuar drejt spitalit të Beratit. Duke parë gjendjen e tij të rënduar nga dhuna që ishte ushtruar, mjekët kanë autorizuar dërgimin e tij drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar, aty ku edhe ndërroi jetë.

Sipas raportimeve mediatike, fqinjët e viktimës se Lefter Brisku dhe e shoqja nuk kanë pasur probleme ekonomike, por 54-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë.

Etiketa: Kryesore1pulavjedhur

Lajme të lidhura

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!
Aktualitet

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
Para
Tirana kampione e Shqipërisë, triumf në derbi kundër Partizanit

Masat për derbin Partizani-Tirana, hyrja me kartë ID dhe ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis...

Lexo më shumë
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com