GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Bërnabiç sulmon opozitën dhe akuzon Prishtinën për Asosacionin

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Bërnabiç sulmon opozitën dhe akuzon Prishtinën për Asosacionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, i ka konsideruar të pabaza sulmet e opozitës serbe ndaj presidentit Vuçiç ndërsa ka deklaruar se me propozimin evropian nuk ka njohje të Kosovës.

“Lufta e kuazi opozitës nuk është luftë për Kosovën dhe Metohinë, por për pushtet me çdo kusht,” – ka thënë znj. Bërnabiç në fjalën e saj.

Ajo akuzoi opozitën më tej duke thënë se kishin dobësuar pozicionin negociator të Serbisë, ndërkohë që paralajmërimet e tyre kishin dalë të rreme.

“Duan t’i bëjnë njerëzit konfuzë… Kur shikoni se çfarë thonë politikanët në Prishtinë, atëherë e keni plotësisht të qartë se çfarë ka arritur Aleksandër Vuçiç,” – u shpreh më tej kryeministrja serbe.

Ajo ka shtuar se e konsideron si “armë” në duart e Serbisë çështjen e Asociacionit, pasi Prishtina nuk do ta formojë atë.

“Kjo është arma dhe mjeti ynë në duart tona, pasi ata (pala kosovare) nuk do ta formojnë Asociacionin. Dhe meqenëse është pika e parë e rendit të ditës, zbatim nuk ka ende.” – argumentoi kryeministrja serbe.

Ajo përmendi edhe deputetin Haki Abazi, duke e cituar fjalën e tij se “Asociacioni është një lak rreth qafës së Kosovës.

“Ata sot nuk mund t’i shpëtojnë Asociacionit… dhe këtu mund të shihen aftësitë politike të Aleksandër Vuçiçit.” – vazhdoi Bërnabiç.

Në fjalën e saj të gjatë, znj. Bërnabiç akuzoi gjerësisht pushtetet e kaluar se kishin bërë kompromise të dhimbshme për Kosovën, duke e akuzuar specifikisht edhe ish-presidentin serb Boris Tadiç.

Etiketa: bernabicKosovaSerbia

Lajme të lidhura

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin
Aktualitet

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Videot intime në rrjet/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

08:54 - 02/10/26
Para
Shullazi kërkon ballafaqim me Luftar Reçin në gjykatë

Shullazi kërkon ballafaqim me Luftar Reçin në gjykatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26

Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e po rritet, sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve...

Lexo më shumë
Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

Videot intime në rrjet/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

08:54 - 02/10/26
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?

08:46 - 02/10/26
Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

08:37 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com