GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UEFA rimburson tifozët e Liverpool për ngjarjet në Paris

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
UEFA rimburson tifozët e Liverpool për ngjarjet në Paris
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UEFA ka njoftuar se të gjithë 19.618 tifozët e Liverpoolit të cilët blenë bileta përmes klubit për finalen e Ligës së Kampionëve në maj të vitit të kaluar, mund të aplikojnë për kompensim, pas rrëmujës e cila e njollosi finalen e Parisit.

Më 13 shkurt UEFA u zotua se do ta hapte një “skemë të veçantë rimbursimi për tifozët” të cilët ishin të pranishëm në stadium për ndeshjen finale, si përgjigje ndaj qortimeve dhe kritikave që një raport i thirrur nga ajo i bëri rreth finales në stadiumin Stade de France.

UEFA ishte përgjegjëse për rrëmujën që gati sa nuk çoi drejt një fatkeqësie, para finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit në maj, sipas raportit të pavarur.

Dështimet e sigurisë dhe organizimi katastrofë e shndërruan finalen në një përvojë të tmerrshme dhe traume për mijëra tifozë të Liverpoolit dhe Real Madridit.

Çmimi një bilete kushtonte përafërsisht nga 70 deri në 690 euro dhe të martën UEFA dha detaje rreth rimbursimit të biletave.

“Skema e veçantë e rimbursimit i mbulon të gjithë ata që blenë biletat përmes Liverpoolit për finale, shembull 19.618 bileta”, tha UEFA.

“Liverpoolit do t’iu kthehen paratë e plota për ato bileta dhe më pas klubi do të vazhdojë me shpërndarjen e tyre tek tifozët”, shtoi UEFA.

Çfarë kishte ndodhur pranë Stade de France?

UEFA fillimisht ia kishte lënë fajin vonesës së tifozëve për shkaktimin e telasheve, të cilat e vonuan fillimin e finales për rreth gjysmë ore.

Shumë tifozë të Liverpoolit thanë se kishin shkuar në stadium disa orë para fillimit të ndeshjes – e cila ishte caktuar të luhej në orën 21:00 – por nuk ishin lejuan të futeshin brenda.

Portat e stadiumit u hapën në orën 18:00 dhe tifozëve i ishte kërkuar të shkonin më herët për të mos shkaktuar rrëmujë.

Në portat e stadiumit ishin krijuar rreshta të gjatë të tifozëve duke pritur për t’u futur brenda. Pesë minuta para fillimit të ndeshjes, UEFA njoftoi se fillimi i finales u shty deri në orën 21:15 për arsyeje sigurie.

Dëshmitarët e rastit thanë se policia franceze përdori sprej, duke e detyruar turmën e tifozëve të tërhiqeshin mbrapa, disa prej të cilëve kishin vjell dhe kishin vrapuar për të kërkuar ujë për ta lehtësuar dhimbjen.

Në orën 21:14, UEFA njoftoi se fillimi i finales do të shtyhej sërish, deri në orën 21:36.

Ministrja e Sportit e Francës, Amelie Oudea-Castera, i kishte akuzuar tifozët se kishin tentuar të futeshin në stadium pa bileta apo me bileta të rreme. Më vonë u zbulua se kjo nuk ishte e vërtetë.

nacionale

Etiketa: Finalja e Champions League 2022incidentet ne ParisLiverpoolSport

Lajme të lidhura

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara
Breaking Views

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë
Breaking Views

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit
Breaking Views

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

09:58 - 07/06/26
Para
‘Qante me të madhe’, vëllai i Elena Hysës tregon si mësoi masakrën

‘Qante me të madhe’, vëllai i Elena Hysës tregon si mësoi masakrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese
Breaking Views

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26

Nga Irena Beqiraj/ Protesta pa kokë , pa emër , pa numër, e organizuar sipas tyre, nga "poli -agjentët" grekë...

Lexo më shumë
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomholiganbet