Drejtuesve të institucioneve publike nuk pyesin për kur bashkëpunojnë me biznesmenë “grabitqarë”. Fidel Ylli, ka lëshuar bombën me tenderin e fundit të zhvilluar, ku 457 milionë lekë. Ylli si kryetar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka zhvilluar një tender me vlerë 457 milionë lekë, me të cilën parashikohej që të transmetoheshin live ndeshjet sportive tek ekipet e shkollave në vend. Por në këtë rast nuk është bërë asnjë transmetim, por veç transferim parash.
Në dokumentin e publikuar me 6 mars të këtij viti evidentohet se fituesi i kësaj kontrate është platforma TIBO, me drejtues Adnan Mahmuti. Kontrata e lidhur mes tyre përmban një sërë shkeljesh.
Shkeljet e kontratës
E para, tenderi është zhvilluar në 27 tetor të vitit 2022 dhe kontrata është nënshkruar me 21 nëntor. Por u publikua në mars 2023, pra 4 muaj me vonesë. Me sa duket, Ylli dhe Mahmuti kanë dashur ta mbajnë të fshehtë këtë kontratë abuzive, dhe e publikojnë tani duke i shpëtuar vëmendjes së opinionit.
Nënvizojmë se në këto katër muaj nuk janë transmetuar ndeshjet për të gjitha ekipet sportive të shkollave. Duket qartazi se Mahmuti nuk e ka përmbushur kontratën, por Ylli vazhdon t’i rrah krahët e t’i mbush arkën.
Së dyti, në dokumente vihet re, se në garë ka marrë pjesë vetëm firma TIBO. Me këtë veprim është cenuar konkurrenca. Në fakt, Ylli ia ka falur tenderin Mahmutit, sepse kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar në shkelje të ligjit “Për Prokurimet Publike”.
Kujtojmë se Fidel Ylli bashkëpunon me një firmë, e cila është gjobitur nga AMA katër herë, për transmetime kanalesh të paautorizuara. Por, operatori TIBO edhe pas marrjes gjobave vijon piratimin e kanaleve televizive të Platformës Digitalb, piratimin e Televizionit Kombëtar, TOP Channel, si dhe të eventeve sportive të blera ekskluzivisht nga shoqëria Digitalb.
Vjedhjet nga TIBO
Prej disa vitesh TIBO shet abonime në Shqipëri, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shumicën e rasteve pa bërë deklarime në organet tatimore dhe me çmime të padeklaruara në organet kompetente, duke shkaktuar evazion fiskal.
Sipas ligjit Ligji me numër 97 i vitit 2013, AMA duhej t’i kishte hequr licencën kësaj platforme. Por në vend të kësaj, e mbështesin. Jo më larg se në 3 tetor 2022, Fidel Ylli ka deklaruar se TIBO është një nga partnerët kryesore të KOKSH-it, për transmetimin e ndeshjeve të rëndësishme. Këto fakte tregojnë se qenkan partner të mirë në përvetësimin e fondeve.
Lexo edhe: Zgjedhjet në FSHF/ Andi Lila: Fidel Ylli po i hedh benzinë zjarrit për llogari të Veliajt
Discussion about this post