Emisioni “Opinion” është fokusuar mbrëmjen e sotme në pasuritë e funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.
Sipas listës së pagave më të larta në vend, kryeson ajo e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me 877,204 Lekë (bruto). Më pas, lista vijon me kryetarin e SPAK 593,978 Lekë e me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit 572,500 Lekë.
Më poshtë, ju sjellim pagat më të larta të funksionarëve të shtetit shqiptar:
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë 877,204
Kryetari i SPAK 593,978
Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit 572,500
Prokurorët e SPAK 510,546
Gjyqtarët dhe prokurorët 250,000-290,000
Presidenti i Republikës 257,000
Kryetari i Kuvendit 228,730
Kryeministri 228,730
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese 228,730
Zëvendëskryetari i Kuvendit 187,610
Zëvendëskryeministri 187,610
Avokati i Popullit 187,610
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit 187,610
Ministër 157,000
Deputetë 156,770
Discussion about this post