GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

KMSHK qorton mediat në lidhje me kronikat e zeza

09:13 - 10/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
KMSHK qorton mediat në lidhje me kronikat e zeza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ka dal me një qëndrim sa i përket raportimin në media të rasteve të vetëvrasjes. KMSHK këshillon gazetarët dhe mediat duhet të kenë kujdes që të shmangin raportimin sensacional, të kenë kujdes në përdorimin e imazheve dhe videove, t’i shmangin detajet e panevojshme gjatë raportimit, ashtu si dhe citimet ose letrat e lamtumirës të viktimave.

Në kodin e etikës të KMSHK-së thuhet se trajtimi i rrëfimeve te tragjeditë personale duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen.

“Gazetarët duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet t’i raportojnë këto tema, duke treguar empati dhe vetëpërmbajtje. Gazetarët duhet të respektojnë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre. Po ashtu, gazetarët dhe mediat duhet të tregojnë maturi me fotografitë dhe pamjet, si dhe duhet të kenë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut gjatë raportimit. Vetëvrasja nuk është asnjëherë rezultat i një faktori apo ngjarjeje, por i shumë faktorëve me bazë problemet psikologjike. Mediat duhet të jenë të vëmendshme për të shpjeguar këto situata. Përsëritja dhe mbulimi i vazhdueshëm i ngjarjeve të tilla mund të shërbejë si nxitës për raste të tjera. Mediat duhet të kenë parasysh që tragjeditë e tilla të mos mbulohen në mënyrë sensacionale. Duhet shmangur dramatizimi dhe glorifikimi i personave që kryejnë vetëvrasje”

 

Mediat duhet ta kenë parasysh që vetëvrasja nuk është një akt racional, por një akt dëshpërimi. Raportimet për rastet e vetëvrasjes duhet shfrytëzuar për vetëdijesimin se si të shpëtohen jetët. Përveç trajtimit me ndjeshmëri të rasteve, është mirë të jepen edhe informacione se ku mund të kërkohet ndihmë dhe këshilla nga personat që mund të kenë probleme dhe, si rezultat, mund të ndërmarrin aktin e vetëvrasjes. Duhet të shmangen titujt, gjuha dhe imazhet sensacionale, ashtu si dhe publikimi i detajeve të aktit të vetëvrasjes. Njëkohësisht duhet shmangur spekulimet, veçanërisht nëse rasti ka të bëjë me një person të njohur. Edhe figurat publike kanë të drejtë në privatësi. Mungesa e profesionalizmit, mungesa e sensibilitetit dhe konkurrenca në tregun e mediave janë faktorë që ndikojnë në raportime problematike të rasteve të vetëvrasjeve. Andaj, gazetarët dhe mediat duhet të kenë kujdes që: të shmangin raportimin sensacional, të kenë kujdes në përdorimin e imazheve dhe videove, t’i shmangin detajet e panevojshme gjatë raportimit, ashtu si dhe citimet ose letrat e lamtumirës të viktimave. Mediat të mos publikojnë fotografitë e viktimave. Në raste të caktuara gazetarët dhe mediat mund të zgjedhin mosraportimin e vetëvrasjes, si zgjidhje e kuptueshme. Ata, po ashtu, duhet të kenë parasysh që të mos heroizojnë ose romantizojnë rastet e tilla”, thuhet në qëndrimin e KMSHK-së.

KMSHK thekson se përtej raportimit për aktin, gazetarët dhe mediat duhet të ruajnë privatësinë e të afërmve të viktimave, ndërkaq duhet të ofrojnë informacione për organizatat që ofrojnë ndihmë, linjat e ndryshme të ndihmës dhe të ngjashme.

nacionale

Etiketa: KMSHKKosova

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Makina ra nga mbikalimi, viktimë një vajzë 25 vjeçe

Vdiq në aksident, Ruçaj ecte me 271 km/orë. Gjobat që kishte marrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com