GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Fotini rrëfen dramën personale në BBV

12:47 - 10/03/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotini rrëfen dramën personale në BBV
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fotini nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e “Big Brother VIP2”, por duket se është afruar shumë me banorët. Mbrëmë, ajo ka vendosur që t’i rrëfejë Nita Latifit një histori mjaft personale.

Ajo ka folur për familjen e saj, për babanë e saj të dhunshëm, i cili tani ka krijuar një jetë të re me një grua tjetër. Fotini tregon se kur ka hyrë në “Big Brother” disa vite më parë, ka pasur plot 31 milionë lekë borxh.

Ajo shtoi më pas se ka 8 vjet që nuk flet dhe as nuk dëgjon për babin e saj, për të cilin thotë që më mirë të mos e kishte pasur.

“Unë që jam kjo që jam, kështu si jam, jam vetëm prej asaj. Babanë nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë, 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore, se e ke parasysh si çdo gocë shikon shoqet me baballarët e tyre.

Babi ka krijuar jetë tjetër me një zonjë, grua. Ndërsa mami im kurrë, nuk e ka menduar. Kjo ka qenë një nga plagët më të mëdha në jetë. Të gjitha këto i kam kthyer në forcë. Ato që kam jetuar, nuk dua kurrë të sjell në jetë një fëmijë që t’i jap këto gjëra. Kurrë. Edhe një zënkë të vogël të kem me partnerin, mos t’i dëgjojnë.

Sa gjëra kemi parë unë dhe vëllai në shtëpi. Vija nga kursi, vëllai nga sporti dhe gjenin mamin dhe babin duke u zënë, babi duke e goditur. Vëllai im kalama futej në mes t’i ndante. Gjëra që nuk do i harroj kurrë. Kur isha në Big Brother, vëllai ka qenë në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua midis babait. Ky donte të na nxirrte nga shtëpia.

Kur jam futur në Big Brother kam pasur 31 milionë lekë borxh që i mora për vëllain. Sa gjëra. Shumë raste jam ndjerë si babi i shtëpisë, e vogël dhe kisha shumë përgjegjësi. Kur kam marrë lekët, hera e parë që kisha aq lek në jetën time.

Me vërtetë e fitova Big Brother, por siç i mora, ashtu i dhashë lekët. Po mos t kisha fitur Big Brother, unë sot do isha akoma me borxhe. Më ka dashur shumë Zoti.

Nuk është shumë e lehtë ta kesh babanë gjallë dhe të bëjë kështu gjërash. Kam 8 vjet që nuk e kam parë dhe dëgjuar. Herën e fundit që jemi takuar ka pasur vetëm sherre. Nuk mundesha më.

Mami nuk e ka merituar kurrë, njeriu më punëtor, më perfekt në botë. Ajo grua është përfekte”, tha Fotini.

 

SHQIP

Etiketa: Big Brother VIP AlbaniaFotinishow biz

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Aksident me vdekje në Durrës, betonierja përplas biçiklistin

Aksident me vdekje në Durrës, betonierja përplas biçiklistin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën nacionale Korçë–Ersekë, në segmentin pranë Pishina e Selenicës. Sipas informacionit paraprak, në aksident...

Lexo më shumë
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com