GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha në Kavajë: Rama shpenzoi 22 mln euro vetëm për fluturime

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në Kavajë: Rama shpenzoi 22 mln euro vetëm për fluturime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një takim me qytetarët e Kavajës ku prezantoi kandidatin e tij për zgjedhjet e 14 majit në këtë qark, ish-kryeministri Sali Berisha tha se këto zgjedhje janë jetike pasi sipas tij jemi “në betejë me një monizëm”.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se fitorja e opozitës më 14 maj është përcaktuese për kombin, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se ka shtrirë “tentakulat te paratë e shqiptarëve”.

Berisha akuzoi Ramën se shpenzoi 22 milionë euro vetëm për fluturimet me avionë charter, dhe ulet në dreka që kushtojnë 10 mijë euro, por sipas tij do të marrë atë që meriton më 14 maj.

“Një kryeministër firmos me ligjin para, qëndron besnik i ligjit, qëndron në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të tij. Këto zgjedhje janë jetike, pas viteve 1990 janë më të rëndësishmet në histori sepse ne jemi në betejë me një monizëm që nuk njeh asnjë parim asnjë ligj, ndaj dhe sot çdo qytetar është në mision historik për t’i dhënë duart këtij regjimi, fitorja mbi monizmin fillon në datën 14 maj, kjo fitore është përcaktuese për Kavajën, Shqipërinë për të sotme dhe të ardhmen e kombit, për shpëtimin e Shqipërisë.

Edi Rama dhe sekti i tij e shtrirë me tentakulat me këta zyrtarët e klonuar prej të cilit vjedhin në çdo kohë paratë tuaja. Ju urren ju ai u them një kryeministër që i lejon vetes të qarkojë botën me avionë me dhomë gjumi si të ishte i bir i sulltani të Arabisë Sudite që shpenzon 22 mln euro vetëm për fluturime, blen vazo druri 4 mln euro, që ulet dhe drekon me 10 mijë euro ju them që ka vetëm përçmimin dhe urrejtje, Edi Rama vjell nga mëngjesi deri në darkë ndaj i lejon vetes çdo lloj luksi dhe shpenzimi. Fluturimet e Ramës janë më të kushtueshme se Benzi që unë bleva për delegacionet.

Në 2013 ju ishit qytetarë shqiptare në një arritje të madhe historike, por në 2021 dolën nga ato honë ku ishim zhytur u rendit në kombet me të ardhura të larta. Ne rindërtuam 11 mijë km rrugë ia dolëm të rindërtojmë mbi 1100 shkolla, borxhi u rrit vetëm me 4.6 %. Edi Rama rrit borxhin 43%, vodhi buxhetin rrogat sot janë 30% më të ulëta se në 2013, mburrej sot se ua bëra fishat e insulinës falas, tallje cinike, ata meritojnë çdo ilaç falas, dyfishim pensionesh. Cdo vit me këtë borxh që ka marrë mund të dyfishonte rrogat. Ai ndërton rrugën me çmim 6 herë më të shtrenjtë se në Evropë. Ky vjedh në çdo gjë dhe do të kapet të shpëtojë pas një fije bari pas Bravës dhe Alibashës por do të mundet dhe do të pësosh disfatë. Ndaj të bashkoheni sot dhe Edi Rama nuk ka të ardhme ai merr atë që meriton më 14 maj. Kjo është betejë për fatin e demokracisë në Shqipëri”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKavajëKryesore1

Lajme të lidhura

“Territorialja”/ Banorët e Patosit letër Kuvendit: Kërkojmë ruajtjen e bashkisë si njësi më vete
Aktualitet

“Territorialja”/ Banorët e Patosit letër Kuvendit: Kërkojmë ruajtjen e bashkisë si njësi më vete

14:40 - 25/09/26
Zbulohet arsyeja pse Albatros Rexhaj mbron Ramën, dashnorja e tij bëhet drejtoreshë e FSKDSh-ë
Aktualitet

Zbulohet arsyeja pse Albatros Rexhaj mbron Ramën, dashnorja e tij bëhet drejtoreshë e FSKDSh-ë

14:32 - 25/09/26
‘Përgjonin ministra e deputetë’/ Berisha: Ja kush janë dy zyrtarët e tjerë të SHISH që ndihmonin Agasin
Aktualitet

‘Përgjonin ministra e deputetë’/ Berisha: Ja kush janë dy zyrtarët e tjerë të SHISH që ndihmonin Agasin

14:24 - 25/09/26
Para
Gati Qendra e Rehabilitimit në FSHF, specialisti italian: Kushte moderne njësoj si Koverçano e Italisë!

Gati Qendra e Rehabilitimit në FSHF, specialisti italian: Kushte moderne njësoj si Koverçano e Italisë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Miqësoret e Kombëtares U-19 kundër Lituanisë, trajneri Fatjon Tafaj fton 22 lojtarë
Sport

Miqësoret e Kombëtares U-19 kundër Lituanisë, trajneri Fatjon Tafaj fton 22 lojtarë

14:52 - 25/09/26

Shqipëria U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lituanisë më 30 shtator dhe 2 tetor në stadiumin e Vorës....

Lexo më shumë
“Territorialja”/ Banorët e Patosit letër Kuvendit: Kërkojmë ruajtjen e bashkisë si njësi më vete

“Territorialja”/ Banorët e Patosit letër Kuvendit: Kërkojmë ruajtjen e bashkisë si njësi më vete

14:40 - 25/09/26
Zbulohet arsyeja pse Albatros Rexhaj mbron Ramën, dashnorja e tij bëhet drejtoreshë e FSKDSh-ë

Zbulohet arsyeja pse Albatros Rexhaj mbron Ramën, dashnorja e tij bëhet drejtoreshë e FSKDSh-ë

14:32 - 25/09/26
‘Përgjonin ministra e deputetë’/ Berisha: Ja kush janë dy zyrtarët e tjerë të SHISH që ndihmonin Agasin

‘Përgjonin ministra e deputetë’/ Berisha: Ja kush janë dy zyrtarët e tjerë të SHISH që ndihmonin Agasin

14:24 - 25/09/26
“Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi

“Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi

14:20 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com