GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha ‘zbërthen’ skemën: Ja si qeveria Rama vjedh qytetarët

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha ‘zbërthen’ skemën: Ja si qeveria Rama vjedh qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se qeveria dhe bashkitë vjedhin në çdo projekt që bëjnë. I pranishëm në Korçë, Berisha tha se vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në përfundimin në gjatë vitit 2022 janë vjedhur 122 miliardë lekë.

Ai tha se me këto para mund të ishin rritur rrogat e shqiptarëve me 130%. Berisha shtoi se gjithçka bëhet me skemë dhe përmes një sekseri.

“A fituan gjë qytetarët se ne prodhuam 2 miliardë me shumë, përkundrazi, elektriçistët vijnë dhe ju vjedhin me tarifa me urdhër. Çdo punë publike fitohet me 99.9 % të fondit limit. Dua të ju them një gjë. Në vitin 2006-2007 me ndihmën e çmuar të USAID ne u bëmë vendi i parë në botë me sistemin elektronik të prokurimeve. Sa e vendosëm atë sistem nga 8 mijë sipërmarrës që merrnin pjesë në garë, pjesëmarrja u rrit në 56 mijë sipërmarrës dhe fondi i përgjithshëm i shpenzuar për prokurorime u ul me 25-30%.

Kurse këta e kanë me 99.9%. Për të ua sqaruar qytetarëve, çfarë është kjo 99.9; shkon sekseri dhe i thotë unë këtë e ndërtoj me 60 lekë, jo jo thotë kjo nuk ndërtohet me 60 lekë, por me 100. Prandaj ti do të shkosh dhe të sjellësh ofertën, por nga 60 tek 100 e kemi bashkë. Absolutisht në çdo tender këtë bëjnë. Ndaj dhe zhduken miliarda, miliarda dhe tek qytetarët nuk shkon asgjë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vitin e kaluar me dokumente ka denoncuar se, qeveria kishte vjedhur dhe abuzuar me këtë mënyrë, me këto çmime 122 miliardë lekë. Fondi i përgjithshëm i pagave të shqiptarëve është gjithsej 97 miliardë lekë në vit, çfarë do të thotë që nëse nuk do të ishin vjedhur, ky fond mjaftonte pa asnjë lloj vështirësie të rriteshin rrogat me 130%. Familjet shqiptare të kishin një rrogë sot, 130% më të lartë. Ndaj dhe lutja ime, thirrja ime është të ndahemi nga kjo e keqe, nga kjo rrokullisje, sepse këta njerëz nuk kanë moral, shpirt dhe ndjenja për qytetarët”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Para
Napoli nuk ndalet, vazhdon marshimin drejt titullit

Napoli nuk ndalet, vazhdon marshimin drejt titullit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com