GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fondet për Covid-19, Banka Botërore: Rama ndryshoi destinacionin 4 herë, nuk dihet ku i çoi

11:34 - 17/11/21
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Fondet për Covid-19, Banka Botërore: Rama ndryshoi destinacionin 4 herë, nuk dihet ku i çoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shkak të pandemisë vendi ynë u fut në një krizë të thellë ekonomike, çka rezultoi fatale për shumë sektorë, pasi iu shkurtuan fondet e përcaktuara fillimisht. Qeveria shqiptare ka ndryshuar katër herë aktin normativ të buxhetit 2021, duke hequr buxhet nga një zë dhe i alokonte për sektorin e shëndetësisë. Por, kjo nuk ka qenë mënyra e duhur për të dalë nga gjendja ku ishte vendi, kështu përcakton dhe Banka Botërore. Përmes një artikulli  të publikuar së fundmi, BB shprehet se  në total gjatë 2020 qeveria alokoi 17.7 miliardë lekë, me qëllim për t’i shpenzuar për shëndetësinë.  Sipas BB, buxheti i viti 2020 dhe ai 2021 patën  shumë luhatje dhe thelluan krizën ekonomike në vend që të ndihmonin, për shkak se në një kohë paralele qeveria rriti nivelin e borxhit.

“Rialokimet e fondeve buxhetore në Shqipëri ishin duke shkuar drejt vlerave tepër të konsiderueshme në fillim të vitit 2020, por në mes të vitit ato u pakësuan pjesërisht si rezultat i një rritje të madhe të huamarrjes nga ana e qeverisë. Megjithatë, nga fundi i vitit 2020, si rezultat i situatës së COVID-19, më shumë se gjysma e programeve buxhetore të qeverisë pësuan shkurtime. Në total, rialokimet e fondeve buxhetore arritën në 17.7 miliardë lekë, e barasvlershme me 93 për qind të totalit të shpenzimeve për COVID-19 në 2020”, thuhet në artikullin e BB.

Sipas BB,  qeveria jo në çdo rast shkurtoi fond apo shtoi fond në zërat ku vërtet kishin nevojë. Në artikull thuhet se alokimet që u bënë për disa zëra shkuan dëm për shkak të izolimit nga pandemia dhe ato fonde nuk u përdoren dot në të mirë të qytetarëve.  “Ndërsa disa nga këto shkurtime buxhetore u shoqëruan me një kosto të ulët ose të papërfillshme (për shkak se disa shpenzime u bënë të parealizueshme për shkak të kufizimeve të vendosura gjatë pandemisë), më shumë se gjysma e tyre u shoqëruan me kosto oportune. Në nivel agregat, sipas vlerësimeve, vlera e kostos oportune lidhur me rialokimet e fondeve buxhetore për pandeminë COVID-19 në vitin 2020, arrin në 12.3 miliardë lekë (113 milionë dollarë amerikanë), ose 0.76 për qind e PBB-së. Kjo duket një humbje modeste krahasuar me ndikimin e përgjithshëm të pandemisë në ekonomi, por është e konsiderueshme nëse krahasohet me 19 miliardë lekë të shpenzuara për masat kundër COVID-19”, shprehet BB.

Nga kjo, BB tregon se gabimet e bëra nga qeveria me alokimet në fillim të pandemisë, sollën kosto më të mëdha në fund të vitit 2020 dhe ky ngërç u ndje edhe gjatë 2021. “Është e rëndësishme të mbahet parasysh se sa më shumë të mbështetet qeveria në rialokimet e buxhetit, aq më të kushtueshme do të jenë ato. Kjo ndodh për shkak se qeveritë zgjedhin si strategji të shkurtojnë fillimisht shpenzimet e parealizueshme ose me prioritet më të ulët, por pasi këto të jenë shteruar, nevojitet të bëhen zgjedhje më të vështira”, përcakton BB.

Në përfundim Banka Botërore ngre dyshimet për përdorimin e fondeve të alokuara, duke thënë se nuk është tërësisht e sigurt  që qeveria i ka shpenzuar ato fonde për të përballuar covid-19, por ka gjasa që ti ketë hedhur për të mbuluar shpenzimet pa kriter të kryer më parë nga gabimet e saj. “Nuk do të thotë se fondet e rialokuara shkuan për financimin e shpenzimeve të lidhura me COVID-19. Në kontekstin e rënies së të ardhurave, rialokimet mund të jenë bërë për të mbrojtur shpenzimet e tjera prioritare të qeverisë, jo domosdoshmërisht të lidhura me COVID-19”, shprehet Banka, duke këshilluar qeverinë që të jetë më transparente me buxhetin  dhe shpërndarjen e fondeve. E.H/gijotina.com/

Etiketa: analizeBBfondekryesore2

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Para
Tiranë, rikthehet Panairi i Librit me më pak botues e masa anti-COVID

Tiranë, rikthehet Panairi i Librit me më pak botues e masa anti-COVID

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com