GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bylykbashi: Në Vaun e Dejës blihen vota me paratë e ndihmës sociale

14:44 - 13/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bylykbashi: Në Vaun e Dejës blihen vota me paratë e ndihmës sociale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike përmes deputetit të saj Oerd Bylykbashi denoncoi skandalin e që po ndodh në Vaun e Dejës ku sipas Bylykbashit po blihen vota me paratë e ndihmës sociale.

PD teksa publikoi dhe dokumentet që sipas saj faktojnë krimin zgjedhor, inkurajon të gjithë banorët që të sjellin denoncime dhe abuzime të pushtetit vendor.

“Sot denoncojmë publikisht skemën e blerjes së votave me paratë e ndihmës sociale nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës.

Siç dihet, një familje e varfër për të përfituar ndihmën ekonomike duhet të aplikojë në skemën e pikëzimit kombëtar. Më pas drejtoritë rajonale bëjnë përzgjedhjen sipas kritereve që përcaktohen me VKM 597. Familjet që mbeten jashtë sistemit të pikëzimit, mund të përfshihen nga Këshilli Bashkiak në skemën e ndihmës ekonomike nëpërmjet fondit 6%.

Por, çfarë ka ndodhur në Bashkinë Vau Dejës?

Me vendimin nr. 1 të 26 janarit 2022, Këshilli Bashkiak Vau Dejës ka miratuar kriteret për trajtimin me ndihmë ekonomike nëpërmjet fondit 6%, familjet të cilat nuk janë shpallur përfituese në skemën kombëtare të pikëzimit.

Pra, detyrimisht familjet që do të trajtoheshin me ndihmë ekonomike nga Bashkia, duhet të ishin ndër familjet që kishin aplikuar në sistemin e pikëzimit dhe nuk ishin shpallur përfituese. VKM nr. 597, shkon edhe më tej, duke përcaktuar se këto familje duhet të kenë aplikuar tre muajt e fundit.

Ligji dhe aktet nënligjore kanë përcaktuar dy kushte për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike nga Bashkia: së pari, familje që kanë aplikuar, por nuk janë shpallur përfituese nga skema kombëtare; dhe së dyti, familje që kanë aplikuar në tre muajt e fundit. Kjo nuk ka ndodhur në Këshillin Bashkiak Vau Dejës, duke vepruar në shkelje flagrante të ligjit.

Nga ana jonë, janë administruar dhe verifikuar të gjitha vendimmarrjet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër gjatë vitit 2022, nga të cilat rezultojnë familjet nga Bashkia Vau Dejës që kanë aplikuar në skemën kombëtare, por që nuk janë shpallur përfituese.

Më pas, kemi administruar dhe verifikuar të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak Vau Dejës gjatë vitit 2022. Nga ku na ka rezultuar se Këshilli Bashkiak Vau Dejës, me propozim të administratorëve shoqërorë, ka përfshirë në skemën e trajtimit me ndihmë ekonomike mbi 100 familje pa qenë aplikues në skemën kombëtare të pikëzimit dhe as në tre muajt e fundit.

Kush janë këto familje përfituese?

Të gjitha të lidhur me strukturat drejtuese dhe militantë të Partisë Socialiste. Pra, për të shpërblyer njerëzit e tyre, Këshilli Bashkiak, shkel haptazi ligjin. Madje, ka prej tyre që familjarisht jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, që janë të punësuar në administratën e bashkisë apo janë familjarë të kryetarëve të fshatrave.

Ata nuk plotësojnë asnjë kriter ligjor, përveçse të qenurit patronazhistë të PS-së.

Të tjera fakte e bëjnë edhe më flagrante paligjshmërinë dhe pashpirtësinë e këtyre njerëzve. Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e cila duhet të jetë garante e ligjshmërisë së pushtetit lokal, në të gjitha rastet është shprehur dakord për miratimin e këtyre akteve të Këshillit Bashkiak.

Kjo skemë që përfshin administratorët, kryetarin dhe sekretarin e Këshillit Bashkisë Vau Dejës dhe Prefekten e Qarkut të Shkodrës, ka vetëm një qëllim që nëpërmjet përdorimit të fondeve publike të blejnë votat e familjeve dhe qytetarëve në zgjedhjet e 14 Majit.

Po kujt i takon detyra e kontrollit të institucioneve shtetërore që mos të kryejnë abuzime të tilla në kurriz të qytetarëve. VKM nr. 512/2006 e përcakton shumë qartë se këtë detyrë e ka Inspektoriati i Ndihmës Ekonomikë, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale.

Por, edhe Inspektoriati, edhe Ministria duket që kanë mbyllur sytë përpara këtij rasti, duke u bërë bashkëpunëtorë, në një shkelje flagrante të ligjit.

Kjo skemë është një kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë, të cilët duhet të dënojnë personat përgjegjës të këtij abuzimi me ndihmën ekonomike për Bashkinë Vau Dejës, duke filluar që nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deri tek nëpunësit e ndihmës ekonomike të Bashkisë Vau Dejës, të Keshillit Bashkiak, si edhe te strukturave rajonale si Sherbimi Social dhe Prefektura Shkodër.

Partia Demokratike e dënon këtë veprim kriminal i cili bëhet më edhe më i rëndë nga fakti, se ndihma ekonomike u hiqet familjeve ne nevoje për t’u kaluar militantëve të PS. Partia Demokratike, inkurajon të gjithë banorët që të sjellin denoncime dhe abuzime të pushtetit vendor””, deklaroi Oerd Bylykbashi.

 

Etiketa: Kryesore1Vau i Dejesvota

Lajme të lidhura

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen
Aktualitet

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

09:45 - 24/01/26
Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve
Aktualitet

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

08:57 - 24/01/26
Para protestës së 24 janarit, barriera metalike blindojnë Kryeministrinë
Breaking Views

Para protestës së 24 janarit, barriera metalike blindojnë Kryeministrinë

22:26 - 23/01/26
Para
Britanikët janë kapur keq me shqiptarët… edhe në tekstet arsimore

Britanikët janë kapur keq me shqiptarët... edhe në tekstet arsimore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë
Aktualitet

Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë

10:06 - 24/01/26

Policia e Korçës ka finalizuar një operacion kundër lojërave të fatit të paligjshme dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar...

Lexo më shumë
Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

09:45 - 24/01/26
U filmua duke marrë ryshfet, arrestohet inspektori i policisë në Rinas

Skandal në Policinë e Orikumit: SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë

09:24 - 24/01/26
Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

08:57 - 24/01/26
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Vranësira dhe luhatje reshjesh, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:37 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com