GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Less flet me detaje për njohjen “de facto” të Kosovës nga Serbia

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Less flet me detaje për njohjen “de facto” të Kosovës nga Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-diplomati britanik, Timothy Less e ka një ide se çfarë mund t’i japë në të vërtetë Kosovës njohja “de facto” nga Serbia, në rast të nënshkrimit të një marrëveshjeje. Pika për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sipas Less, “mund të mos jetë asgjë në praktikë”. Nga takimi i së shtunës, ai pret rezultat “të paqartë”, pasi vlerëson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk duan vërtetë marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thekson se propozimi europian për marrëveshjen bazë me Serbinë “përmban njohjen ‘de facto’”, kur e arsyeton pranimin e tij në tavolinën e bisedimeve. Në takimin e fundit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel, Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruante këtë propozim.

Para takimit të rëndësishëm të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se nuk do të ketë njohje “as de facto dhe as de jure” të pavarësisë së Kosovës.

Ish-diplomati britanik, Timothy Less i tha Gazetës Express se Serbia s’do të jetë e detyruar ta njohë Kosovën, sipas propozimit europian.

“Ajo që do të thotë (njohja de facto) është se Serbia nuk do të jetë e detyruar ta njohë Kosovën, por në vend të kësaj ta trajtojë Kosovën sikur të ishte shtet, ndërkohë që bie dakord për një “normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve” në terma afatgjatë – kodin diplomatik për njohje”, tha Less.

Se çfarë do të thotë kjo në praktikë, “mbetet e panjohur”, thotë ai.

“Një lexim fjalë për fjalë i marrëveshjes sugjeron se Serbia do të duhet ta krijojë një mision diplomatik në Kosovë, të vendosë marrëdhënie tregtare dhe ekonomike dhe t’i njohë dokumentet e Kosovës”, tregon Less.

“Megjithatë, kërkesa për të “vazhduar me një shtysë të re procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja” që çon në normalizimin e marrëdhënieve është e paqartë dhe pa fund, dhe lë të hapur mundësinë që Serbia të mos e njohë kurrë Kosovën, gjë që është ajo për të cilën shumica e serbëve dhe qeveria po insistojnë”, shtoi Less.

Pika e propozimit që thotë se palët nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare është njëra nga ato që përkthehet si njohje ‘de facto’ në Prishtinë.

Por studiuesi në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Cambridge-it thotë se kjo “mund të mos jetë asgjë në praktikë”.

“Për rrjedhojë, kërkesa për Serbinë për të mos e kundërshtuar pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare mund të mos jetë asgjë në praktikë pasi që vendet e tjera do ta bllokonin këtë derisa Serbia ta njohë zyrtarisht Kosovën”, tha Less.

 

Pritjet për takimin e së shtunës

Në kuadër të përgatitjeve për takimin mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç këtë të shtunë, emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde i ka ofruar mbështetje të plotë Lajçakut, duke shkruar në Twitter se “një marrëveshje është e arritshme” dhe se “Kosova do të fitojë shumë”. Ai tha se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin “tani”.

“Një marrëveshje është e arritshme. Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet ta zbatojë detyrimin e saj të kahershëm dhe ta sjellë Asociacionin tani”, shkroi Rohde.

“Apeli im për Kosovën (dhe Serbinë) për bisedimet e ardhshme në Ohër: ‘Mos e humbni autobusin’”, shtoi ai.

Kjo marrëveshje, sipas Rohde, “do ta përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke”.

Por ish-diplomati britanik, Timothy Less, pret rezultat të ngjashëm, të paqartë, si nga takimi i fundit në shkurt.

“Unë pres një rezultat të ngjashëm të paqartë nga takimi në Bruksel, në të cilin BE-ja këmbënguli se propozimi ishte rënë dakord dhe tani duhet të zbatohet, krahas kundërshtimeve të dukshme ndaj përmbajtjes së marrëveshjes nga Serbia dhe Kosova”, tha Less.

Ai thotë se natyra e takimeve të ardhshme mund të prodhojë rezultate kontradiktore, pasi palët, sipas tij, nuk janë shumë të gatshme për marrëveshje.

“Kjo ka të ngjarë të jetë gjithashtu natyra e takimeve të ardhshme pasi kontradikta të tilla janë të natyrshme në idenë e një marrëveshjeje të hartuar nga një palë e jashtme dhe të imponuar ndaj palëve lokale të cilat nuk duan vërtet një marrëveshje, ose të paktën jo ende ose jo në kushtet e përcaktuara nga BE-ja”, tha Less.

Express

Etiketa: Kosovanjohja e pavaresiseSerbiaTimothy Less

Lajme të lidhura

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Para
Pse të pasurit nxitojnë të marrin pasaporta të dyta?

Pse të pasurit nxitojnë të marrin pasaporta të dyta?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26

Protesta qytetare në Tiranë, ka shënuar ditën e sotme ditën e 68-të të revoltës qytetare për rrëzimin e klasës politike....

Lexo më shumë
Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com