GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia mund të rinovojë akordin për grurin vetëm nëse…

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia mund të rinovojë akordin për grurin vetëm nëse…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një delegacion rus, i cili zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë të OKB-së, tha të hënën se Moska është e gatshme për ta pranuar zgjatjen e afatit të marrëveshjes për eksportimin e drithërave, por vetëm për 60 ditë.

Kjo marrëveshje ka ndikuar në uljen e çmimeve globale të ushqimit gjatë luftës në Ukrainë.

Kombet e Bashkuara e rikonfirmuan përkrahjen për marrëveshjen e nënshkruar në korrik, duke e përshkruar si “pjesë e reagimit global ndaj krizës më të ashpër të kostos së jetesës në një gjeneratë”, raporton agjencia “Associated Press”.

Turqia dhe Kombet e bashkuara ndërmjetësuan për marrëveshjen që ia mundësoi Ukrainës – njëra ndër transportueset më të mëdha të drithërave në botë – eksportimin e ushqimit dhe plehrave artificiale nga tri porte detare në Detin e Zi.

Marrëveshja, e cila fillimisht kishte afat 120-ditor, u zgjat në nëntorin e vitit të kaluar. Kjo zgjate përfundon të shtunën dhe në tavolinë ishte një zgjatje tjetër 120-ditore.

Ukraina tha se propozimi rus për ta zgjatur marrëveshjen vetëm për 60 ditë bie ndesh me marrëveshjen, edhe pse gjuha e paktit lejon që palët ta “modifikojnë” atë – siç bëri Rusia të hënën.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, e theksoi nevojën për zgjatjen e afatit të marrëveshjes, duke e përshkruar atë si “instrument kritik në një kohë kritike”.

Moska ka shprehur zemërim për shkak se një marrëveshje paralele ka dështuar që t’ia hapë plotësisht derën eksporteve ruse të drithërave dhe plehrave përmes Detit të Zi.

Megjithatë, dërgesat e drithërave ruse ishin në nivel rekord ose afër tij në nëntor, dhjetor dhe janar, duke u rritur për 24 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë para një viti, sipas të dhënave financiare të publikuara nga “Refinitiv”-i.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, tha se kjo organizatë ka punuar për ta lehtësuar eksportin e prodhimeve bujqësore të Rusisë, duke theksuar se përderisa ushqimi dhe plehrat ruse nuk janë sanksionuar, kompanitë private kanë qenë të kujdesshme për t’u marrë me to.

Etiketa: Lufta në Ukrainëmarrevehsje per eskperotin e gruritokbRusia

Lajme të lidhura

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici
Aktualitet

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

07:49 - 21/08/26
Para
U sulmua nga disa persona, masakrohet 22-vjeçari shqiptar në Londër (Emri+Foto)

Plagosi me thikë dy të rinj, pranga 28-vjeçarit në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26

Subvencionet e ulëta në bujqësi dhe blegtori, krahasuar me vendet e rajonit, kostot e larta të prodhimit, mungesa e kanaleve...

Lexo më shumë
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

07:49 - 21/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Gusht 2026

07:39 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com